Polici e Kukësit ka arrestuar një 32-vjeçar të shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”.

I riu, më 16 maj të këtij viti, ka ,  ka kanosur dhe goditur me grusht, për shkak të detyrës një mjek.

Njoftimi i policisë:

Komisariati i Policisë Kukës, në vijim të punës për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, ka kapur dhe ndaluar shtetasin A. H., 32 vjeç, banues në Kukës.

I shpallur në kërkim për veprat penale “Plagosja e rëndë me dashje” dhe “Kanosja për shkak të detyrës”, pasi më datë 16.05.2024,  ka kanosur dhe goditur me grusht, për shkak të detyrës, mjekun D. R., 58 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës, për veprime të mëtejshme.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re