Më në fund, hapësirat publike në Shkodër pritet ti rikthehen qytetarëve. Bashkia e Shkodrës ka nisur prej disa ditësh lirimin e tyre dhe të enjten do të jetë radha e pedonales “Kolë Idromeno”, një nga segmentet më të frekuentuara të Shkodrës.

Kryeinspektori i Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Shkodër, Gentian Ibro, bën me dije se për këtë qëllim janë njoftuar subjektet me aktivitet në këtë pedonale.

“Bashkia Shkodër ka marrë aksion për lirimin e hapësirave publike. Grupi i punës ka dërguar njoftimet në subjektet dhe të bëjnë lirimiet.

Me lirimin e kësaj hapësire do vazhdohet me dezinfektimin dhe pastrimin e kësaj zone, që të kthehen në kushte optimale për banorët që frekuentojnë këtë zonë” u shpreh ai.

Kështu, mbetet për tu parë nëse subjektet në pedonalen “Kolë Idromeno” do i përgjigjen thirrjes së Bashkisë Shkodër apo do të ketë një ‘rezistencë’ nga ana e tyre.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re