Panorama.al ka siguruar foton e Dashnor Dumanit, vëllait të vrasësit me pagesë Nuredin Dumani, i cili është kthyer në të penduar të drejtësisë.

Dashnor Dumani

Dashnor Dumani pritet të ekstradohet sot drejt Shqipërisë, ndërsa ndaj tij rëndojnë disa akuza.

Gjithashtu Panorama.al ka siguruar foton e dy vëllezërve Dumani të realizuar në vitin 2010 teksa mbajnë në dorë tufa me para.

Vëllai i vrasësit me pagesë, i dyshuar si pjesëtar i organizatave kriminale, është dënuar nga GjKKO-ja i dënuar për armëmbajtje pa leje, ndërsa akuzohet për vrasje dhe për vjedhje me armë.

LEXONI EDHE: 

Aktiviteti kriminal i familjes Dumani/ Si kamufloheshin paratë e krimit me ‘bukë e qofte’ në plazh! Një jetë e mbushur me trafik femrash, vrasje e pengmarrje

“Shofer ishte Talo Çela, atentatorët pasagjerë”- Dëshmia e Nuredin Dumanit zbardh masakrën e Bradasheshit! Si Çopjat donin të bënin përgjegjës Suel Çelën

“I kërkova të ulej në tokë, por më tha ‘gjuaj’”- Grabitja e kambistit, Nuredin Dumani: E qëllova në gjoks! Unë mora 17-20 milion lekë, ndërsa të tjerët… Nga Talo Çelës, tek Gent Sharra, kush ishin bashkëpunëtorët

Ndërkohë pritet të ekstradohet sot edhe Artemis Stafa, i cili dyshohet se pastronte paratë e vëllezërve Çopja.

“Si rezultat i bashkëpunimit shumë të ngushtë me partnerët në Emiratet e Bashkuara Arabe, pritet që gjatë ditës së sotme, të finalizohen procedurat për ekstradimin nga Dubai, në Shqipëri, të shtetasve të shumëkërkuar, pjesëtarë të organizatave kriminale:

-D. D., i dënuar për armëmbajtje pa leje dhe i akuzuar nga GjKKO-ja, për vrasje dhe për vjedhje me armë;

-A. S., i akuzuar nga GjKKO-ja, se ka pastruar paratë e një grupi kriminal në Elbasan”, njofton policia.

Nuredin & Dashnor Dumani (Vëllezër)

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko