Nje emer i madh ne rregjizuren shqiptare, per filmin artistik dhe dokumentarin. Lindi në Vlorë më 8 dhjetor 1944, ku kreu edhe shkollën e mesme të përgjithshme. Mbaroi Institutin e Lartë të Arteve për aktrim më 1968 ne degen e drames.

Fillimisht punoi ne Kinostudio “Shqiperia e Re” si asistent regjisor në filmat: “I teti në bronz” (1970) me regji të Viktor Gjikës, “Kur zbardh një ditë” (1971) regji të Pirro Milkanit, “Ndërgjegjja” (1972) i Hysen Hakanit, “Brazdat” (1973) i Kristaq Dhamos dhe “Gunat mbi tela” (1977) i Muharrem Fejzos.

Si rregjizore i pavarur fillimisht janë dokumentarët: “Kënga e re” (me M. Topallaj 1971) dhe “Jeta e një përmendoreje” (1974). Me pas xhiroj “Lufta per buken”; “Drini nderron perseri rruge” etj. Kryen nje kurs pasuniversitar per rregji filmi ne ILA dhe ne Kinostudio. Me vone profili i tij merr kahje nga Filmi Artistik dhe se bashku me regjizorin tjeter Kristaq Mitro bashkëpunon për një kohë të gjatë perrreth 25 vite, duke krijuar nje dyshe te suksesshme, pajtushmeri idesh, koceptimesh , gjetjesh e trajtimesh estetike.

 

Keshtu ne v. 1975 shkruajne filmin e pare te tyre “Dimri i fundit”, duke dhene nje histori me mbartje heroike dhe dramatike nga lufta nacional-clirimtare. Ne kete film ata te dy treguan mjeshterine ne ndjeshmerine ndaj kuadrit, kontrast te vargut te grave me te zeza ne boren e bardhe, dinamika e mizanskenes dhe poetika e saj.

Nje perplotesues i ketij imazhi aktorial ishte edhe kolona zanore, muzika, heshtjet, aq sa ky film fiton Cmim te pare ne Festivalin e I-re te filmit artistik shqiptar, 1976. Duke u nisur nga ky film te dy rregjizoret Mucaj-Mitro nisen tashti drejt filmit me karakter tragjik emocional dhe epokal si “Toke e pergjakur” (1976), vrasja e Mitit dhe kuja e se shoqes, vrasja e Mullisit deshmon sensin e forte dramatik rregjizorjal.

Nje plan tjeter historik eshte edhe filmi “Liri a vdekje” (1979) kushtuar luftetareve te cetes se kapedanit te shquar ne historine shqiptare Cerciz Topullit kunder hordhive osmane dhe betejes famemadhe te Mashkullores. E madherishmja dhe monumentalja kundrohen nga rregjizoret te perziera po aq me thjeshtesine, liriken dhe intimen duke spikatur vecanerisht momentet e takimit te Cercizit me nenen dhe gruan e tij.

 

Nga filmat me teme luften nacionale, bie ne sy tek rregjizura e Mucajt, tensioni, ngjeshja e veprimit dhe dramaciteti si psh. “Nusja dhe shtetrrethimi” (1978), apo “Në prag të lirisë” (1981), bazuar ne romanin “Para agimit” te Sh. Musarajt. Filmi “Njeriu i mire” (1982) , shquhet per mprehtesine e konfliktit shoqeror e moral, pa retorike e patetizem politik, duke shfaqur kahe psikollogjike, e duke e pare dukurine e karrierizmit si nje te keqe sociale qe e shprish njerine dhe vete shoqerine.

Po ky film fiton Cmim te pare dhe Kupen e Festivalit te V-te te Filmit Shqiptar, 1983. Pothuajse te njejten teme trajtojne edhe filmat “Duaje emrin tënd” (1984) dhe “Apasionata” (1983). Nderthurja e nje linje dashurie me nje dukuri shoqerore shpesh edhe politike rishfaqet ne filmin “Telefoni i një mëngjesi” (1978), ku dramaciteti dhe guximi per te artikuluar nje kritike te forte ndaj korrupsionit te organeve te pushtetit i japin dimension idese rregjizorjale.

Filmi “Një djalë dhe një vajzë” (1990) eshte i fundit ne bashkepunim me Kristaq Mitron. Mbas ketij viti ai rifillon te punoje si rregjizore me vete ne xhirim te filmave dokumentare, pa e humbur temen e dikurshme te orientimit drejt problemeve sociale , sikunder jane nje sere filmash te xhiruar ne periudhen 1997 – 2004, me deshperimin e njerzve te shperfillur e te neperkembur qe s`gjejne te drejten.

 

Keshtu mund te permendim dokumentarin “Nje toke qe lundron “ (ngjarja e rende e mbytjes se anijes ne Otranto), “Deshperimisht” (thirrje per te mbrojt vlerat e krijuara), “Kohet moderne” (fenomeni corodites i droges dhe pasojat), “Lulet e nje nate dimri” (trishtimi, melankonia dhe humanizmi qe shkrihen ne formen e nje strukture solide ne naten e Vitit te Ri.

Sebashku me te birin, Irvin Mucaj realizon filmin artistic me metrazh te shkurter “Nje dite e mrekullueshme” (2003) ku ndihet shqetesimi per t`iu pergjigjur jetes prej emigrant ne tere veshtiresite e saj. Rregjizori I. Muçaj ka qenë drejtor i Alba Film Studios, 1995-1997, e më pas pedagog në Akademinë e Arteve, e për një farë kohe drejtor Projektesh në Qendrën Kombëtare Kinematografike.

Së fundmi, qendra miratoi projektin e filmit të tij “Fundi i Iluzionit”, që do të ishte një bashkëpunim me të birin, e që ndoshta tani Irvini do ta çojë përpara vetëm. Eshte dekoruar me Urdherin “Naim Frasheri ” i klasit I-re dhe mban titullin “Artist i Merituar”. Nderron jete me 5 janar 2010.

 

Tregon Kristaq Mitro :

Kujtimet zënë fill që në vitet e Akademisë ku kanë studiuar bashkë, më tej në punën si asistent regjisor në Kinostudion “Shqipëria e Re”, për të realizuar bashkë më pas disa filma. Po çfarë e mbajti gjallë një bashkëpunim kaq të gjatë?

“Sinqeriteti”, përgjigjet Mitro, i natyrshëm për dy të rinj rreth të tridhjetave, e më tej vijon: “Me atë sinqeritet ndërtuam edhe filmat pastaj. Nuk punonim me parulla, ose të thoshim një ide që në atë kohë kërkohej.

Ne zbërthenim dhe trajtonim njeriun, ai që ishte. Edhe kur temat ishin pak të vështira në këtë drejtim, ne i ruheshim krahut për ta politizuar. Donim që gjithçka ta fillonim nga pjesa e brendshme e njeriut, që shpesh është e fshehtë, është misterioze”. Regjisori merr shembull këtu figurën e Çerçiz Topullit në filmin “Liri a vdekje”.

Ndodhi të tilla, sipas tij, në kohën kur janë shkruar skenarët dhe janë realizuar filmat, nuk mund të kalonin pa diskutime dhe ndërhyrje, shpesh edhe penalizime. “Pas mbarimit të filmit “Nusja dhe shtetrrethimi”, jemi kthyer prapë në xhirim. Kemi ndërruar gjithë fundin e filmit, e xhiruam ndryshe sepse ashtu u diktua”, tregon Mitro.

“Ka qenë një moment kur mbaroi filmi “Dimri i fundit”. Pasi u projektua, në pult shpërthyen duartrokitjet dhe ne ikëm të dy. Ikëm u futëm në një korridor të errët. Ne akoma nuk besonin që e kishim xhiruar.”

 

 

/aktoretshqiptare.info

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re