(Prememorial i një katastrofe.)

Nga: Alban Gorishti

Dikush prej të parëve pati thënë: Ikja, bëhet prej atij që nuk ka qenë (njeriut, krijimit , gjërave që e frikësojnë njeriun etj) drejt atij që do të vazhdojë të jetë (e vërteta, Allahu)” {el firaru min ma lem jekun ila ma lem jezel.} Allahu do të thoshte në Kuran : “Pra, ikni (mbështetuni) drejt All-llahut…” Dhariat 50.

Në vitin 1999 Turqinë do ta godisnin disa tërmete shkatëruese. Ku me mijëra njerëz do të humbisnin jetën, mijra të tjerë do të plagoseshin dhe po aq do të mbeteshin pa shtëpi. I mbart në kujtesë ato vite, pasi pas disa muajsh edhe në zemrën time do të hynte drita e besimit. Por pamjet e katastrofës i kam të ruajtura në kujtesë, edhe pse atë kohë nuk kisha ndonjë dhembshuri për islamin dhe muslimanët, ato pamje (për kohën) lanë njëfarë drithërime të shoqëruar me melankolinë e mendimeve rreth vdekjes. Por sot, ky tërmet la një vragë në shpirtin e shumë muslimanëve. Ndërsa ndryshe nga ai i vitit 1999, ky tërmet la në zemrën time ndjenjën e përkatësisë (të cilën nuk e kisha në vitin 1999), kuptimet epistemologjike dhe forcën shpirtërore të përmbyllur në pikat e lotëve të bindjes dhe shpresës.

Gjithashtu mbaj mend që atë kohë ushqeja një antipati (të pabazuar) ndaj Islamit dhe muslimanëve por i mashtruar nga ikja e rrejshme e lindorëve drejt perëndimit. Po ashtu i mashtruar nga retorika dredharake e mediave karshi Islamit dhe muslimanëve. Por nëse në vitin 1999 muslimnët dhe Islami ishin krijesa të urryera për mua sot dhimbja e pushtoi qenien time pasi që pas atij viti të largët zemra ime filloi të rahë në drejtimin e duhur, drejtimin e natyrshmërisë, atij drejtimi për të cilin Zoti thotë në Kuran: “Ta keni të ditur se të dashurit e All-llahut (evliatë) nuk kanë frikë (në botën tjetër) e as kurrfarë brengosje? (Ata janë ata) Të cilët besuan dhe ishin të ruajtur. Atyre u jepet myzhde në jetën e Dunjasë (në çastin e vdekjes) dhe në jetën tjetër (për shpëtim dhe xhennet). Premtimet e All-llahut nuk mund të pësojnë ndryshim. E, ai është sukses i madh” Junus 62-64. Ndërsa këtë pozitë të veçantë dashurie dhe aleance për hir të Zotit (velajetu-evlija) pejgamberi i Allahut e ka përshkruar si pozitë të lidhjes për hir të Allahut, pozitë e cila nuk fitohet as me interes e as me farefisni por ndjeshmëri e thellë për hir të Allahut dhe të dërguarit të tij, pozitë që do ta lakmojnë dëshmorët dhe pejgamberët (Shih silsiletu sahiha 7/1369). Kjo pozitë ishte ajo që më bëri të hidhja sytë me kërshëri (tejpërtej katastrofës së tërmetit) kah islamit dhe muslimanëve, kjo pasi kjo lloj aleance nuk ishte monopol i askujt dhe as shenjë dalluese për një klasë të caktuar njerëzish, por afinitet shpirtëror dhe besimor. Afinitet i cili është i kundërt me armiqësinë dhe urrejtjen, ndërsa urrejtja shpesh (nëpër botë) shoqërohet me ndjesi të këqija për gjithçka religjoze (religjoni i lindjes). Për këtë (atëherë) kur lexova riishtaz ajete si : Kush është armik i All-llahut, i engjëjve të Tij, i të dërguarve të Tij, i Xhibrilit dhe i Mikailit (ai është mosbesimtar), All-llahu pa dyshim është armik i mosbesimtarëve” Bekare 98…., natyrshëm mendova se miqësia nukmundet të jetë vetëm ajo e trupave dhe as ajo e interesave por është diç që i tejkalon hapësirat dhe vendet.

Po ashtu të parët patën thënë se: Ikja për tek Allahu (prej ngushticave dhe tronditjeve të kësaj bote) përshkallëzohet në tre shkallë:1- Ikja e përgjithshme prej injorancës drejt dijes, e ajo ishte kohë (për mua) e rënduar me injorancë dhe kaos. 2-Nga dembelizmi për tek ambicia, forca dhe vendosmëria. E këto të gjitha i gjeta në Islam pas shprehjes “me të vërtetë Allahu është me durimtarët”. 3- Nga ngushtësia për tek besimi, shpresa dhe bindja ontologjike.E po ashtu tërë këto i pashë të realizuara në pastëritënë e Islaimt dhe pavarsinë e monoteizmit.

Gjithë ekzistenca ime e mëpasshme u bazua në dije dhe u distancua nga injoranca e thellë, injorancë për të cilën Musai, kur populli i tij i tha “A mos po tallesh me ne”, i tha: “Allahut i kërkoj mbrojtje të mos jem prej injorantëve”. Ndaj këtu u quajt mungesa e respektit ndaj dijes (sado e hidhur apo vështirë të jetë ajo për mendjen) injorancë, sepse ai i cili të vërtetën e konsideron me mungesë respekti, nuk përfiton prej saj (dijes) dhe i tilli merr statusin e injorantit. Urrejtja dhe mungesa e solidarizimit perëndimor, (ashtu sikurse solidarizohen me vende të tjera ) në kohë katastrofash ,me pjesën lindore të islamit (Turqia, Siria, sot dhe në të shkuarën) është injorancë e thellë rreth hyjnores (dijes, të vërtetës). Ndërsa sot perëndimi (moralisht) ka më tepër se çdo kohë tjetër për lindjen.

Dje edhe unë isha prej urrejtësve të Islamit dhe muslimanëve, por dje isha në injorancë dhe ngushtësi të jashtëzakonshme, por besimi i ri i pas vitit 1999 (para tij isha i krishterë), zgjoi tek unë sinqeritetin e mbështetjes (tek Zoti) shpresën në drejtësinë dhe mëshirën e Tij. Aty kutpova menjëherë që kush është me Zotin Ai i bën rrugëdalje nga të gjitha shqetësimet dhe vështirësitë, kush i mbështetet Zotit Ai i mjafton. Kuptova se sa herë dikush ka mendim të mirë dhe shpresë në Zotin e vet, Ai nuk e zhgënjen shpresën e tij dhe nuk e ngushton gjoksin e tij, ndërsa eventet e kësaj bote janë shpërfaqje e amnistisë tejlëndore të Zotit. Në Islam kuptova se syri i Allahut nuk fle, ndaj si i tillë i kërkon besimtarëve (miqëve të njëri tjetrit) të mos i kaplojë paaftësia dhe neglizhenca pasi ua zgjeroi gjoksin (me besim) dhe ua ndriçoi mendjen me siguri (epistemologjike). Në islam kuptova se Allahu nuk e le në baltë besimtarin shpresues tek Ai, ndaj ata që menduan mirë për Allahun thanë: {La jexhmeullahu alal muslimine sejfejni }“ Pra nuk i bashkon Allahu muslimanëve dy fronte “lufte” (katastrofa), të brendshmen dhe të jashtmen, pra sulmin nga mesi i tyre së bashku me sulmin nga armiku”.

Sot në 2023 unë jam musliman, i bindur , dje në 1999 nuk kisha kurfarë vendosmërie. Ndaj sprova më e madhe e besimtarit (njeriut ) është ajë që i bën të humbasi shpresën dhe vendosmërinë, e më e madhe akoma ajo që e kthen në armiqësi dhe urrejtje, duke e mbushur zemrën me injorancën pre islame.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re