Njëherë pati jetuar një biznesmen shumë i pasur, i sjellshëm dhe bujar. Ai i ndihmonte të gjithë, të gjithë e pëlqenin, por familja dhe miqtë e tij shqetësoheshin për të, sepse ai ishte shumë dembel.

Ai punonte nga shtëpia dhe kalonte ditë, madje javë në shtrat pa dalë askund ose pa bërë ndonjë punë fizike për të mbajtur veten të shëndetshëm për shkak të dembelizmit të tij.

Shpejt, ai u shëndos dhe lodhej shumë shpejt, erdhi koha kur ai nuk mund të lëvizte as vetë. Familja dhe miqtë e tij u shqetësuan dhe kontaktuan shumë mjekë për ta ngritur në këmbë, por asgjë nuk funksionoi.

Një ditë familja mori vesh për një njeri të urtë që vizitonte qytetin e tij. Familjarët e zotërisë së pasur shkuan te njeriu i urtë dhe e pyetën nëse mund të ndihmonte. Urtaku tha se mund ta shërojë lehtësisht zotërinë. Familjarët ishin shumë të lumtur ta dëgjonin këtë. Ata i kërkuan njeriut të urtë që të vinte dhe të vizitonte shtëpinë e të pasurit për ta shëruar, por njeriu i shenjtë nuk pranoi.

Urtaku tha: “Unë do ta shëroj atë, por që të shërohet, zotëria duhet të vijë tek unë dhe të vizitojë vendin ku jetoj unë”.

Të nesërmen, pas përpjekjeve të forta, pasanikun e çuan në shtëpinë e njeriut të urtë dhe atje takoi atë. Njeriu i urtë e komplimentoi duke thënë se ishte njeri i sjellshëm dhe bujar dhe për të pasur një jetë të mirë duhet të rifitonte shëndetin.

Njeriu i pasur ishte shumë i lumtur që takoi njeriun e shenjtë dhe ra dakord. Njeriu i urtë i kërkoi të pasurit që të vinte tek ai të nesërmen për mjekim, por ai do ta trajtonte atë vetëm nëse do të vinte tek ai me këmbët e tij.

Rezidenca e njeriut të urtë ishte në një vend të largët nga shtëpia e të pasurve, por për t’u trajtuar pasaniku, i cili nuk ishte në gjendje të ecte as disa hapa siç duhet me përpjekje të mëdha dhe me ndihmën e familjes, eci deri te pragu i shtëpisë së njeriut të urtë.

Fatkeqësisht, urtaku nuk ishte aty. Një nga dishepujt e shenjtorit doli dhe i kërkoi të pasurit që të vinte përsëri për shërim ditën tjetër.

Pasaniku u trishtua kur e dëgjoi këtë pasi u desh përpjekje e madhe për të arritur deri atje, por ai pranoi të vinte përsëri ditën tjetër. Të nesërmen, pasaniku bëri përpjekje të mëdha për të arritur atje, por përsëri nuk mundi të takonte njeriun e urtë për trajtim.

Ky avaz vazhdoi për 2 javë rresht, por përsëri njeriu i pasur nuk mundi të takonte njeriun e shenjtë dhe t’i kërkonte shërim.

Një ditë, ndërsa pasaniku po kthehej në shtëpinë e tij e kuptoi se ndihej shumë më i lehtë gjatë ecjes dhe kish humbur peshë vetëm në këto pak ditë. Tani i pasuri e kuptoi rëndësinë e të qenit i shëndetshëm dhe në formë, dhe se urtaku ishte larguar qëllimisht nga shtëpia e tij.

Njeriu i pasur e falënderoi njeriun e urtë që e ndihmoi dhe u kthye me vendosmëri për të rikthyer shëndetin e tij. Shumë shpejt, pasaniku e rifitoi shëndetin e tij dhe të gjithë miqtë dhe familja e tij ishin të lumtur që e panë atë aktiv dhe të lumtur.

Mësimi:

Duhet të kuptojmë se për një jetë më të mirë vetëm pasuria nuk është gjithçka. Duhet t’i kushtojmë vëmendje edhe shëndetit tonë. Në të vërtetë, shëndeti është pasuria e vërtetë më e madhe.

/shkollaesuksesit.com

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re