Analisti, Fotos Lubonja ka komentuar situatat e fundit politike në vend dhe protestën e fundit të opozitës para parlamentit.

Ai tha se opozita po mundohet të reagojë edhe me anë të protestave, edhe pse duket sikur po prishin qetësinë.

Lubonja theksoi se ne nuk jemi një vend normal, pasi nuk kemi demokraci dhe jemi një vend ku banda më e fortë sundon e eliminon të tjerët.

“Kryeministri tha dje se ne jemi Shqipëria, unë jam Shqipëria, ndërsa këta të tjerët, pra ata që thonë jemi narko-shtet, qenkemi ata të zinjtë dhe ne duhet të linçohemi”, tha Lubonja.

Ai tha se dy rrugë janë: ose duhet të nënshtrohemi ose kërkohet një kurajo e madhe shoqërore.

“Në kushtet kur kemi pak hapësirë për të protestuar do të protestojmë. Vërtet nuk zgjidhet gjë, por as SPAK nuk e zgjidh dot, edhe sikur ata të jenë Falcone dhe Borselino.

Rruga më e mirë janë protestat e vazhdueshme, sikundër ndodh në vendet demokratike. Njerëzit duhet të dalin e të reagojnë. Kjo ka ndodhur edhe në Itali, e mbani mend se çfarë i ndodhi Kraksit”, tha Lubonja.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re