Spitali Infèktiv në Kosovë është mbushur plot me pacièntë dhe një pjesë e repartit të Gjinekologjisë do të shfrytëzohet për të trajtuar të infektuarit. Kjo gjë i ka shqetèsuar 260 gratë e shtrira, por një prej mjekëve foli për T7 duke thënë se hyrjet do të jenë të ndryshme.

Përmes kësaj dere që është në pjesën prapa të objektit të Gjinekologjisë, nuk hyjnë gratë shtatzëna. Kjo pjesë që nga e premtja është ndarë për pacièntët që janë të dyshuar me Còvid 19.21 shtretër të repartit të Operativës në Klinikën Gjinekologjike janë të destinuar për pacièntët që kanë simptoma të korònavirusit. Gjinekologu Zef Ndrejaj, thotë se kjo është një zgjidhje e përkohshme dhe është bërë vetëm për një arsye.

Po ashtu, brenda Klinikës ekziston një tjetër repart, ai i Konservativës ku trajtohen shtatzënat pozitive me vírus. Aktualisht aty janë tri gra të konfirmuara pozitive. Gjatë së shtunës, nga gratë që qëndrojnë aty ka pasur ankesa në lidhje me kontaktin e mundshëm me këta pacièntë.

Ndrejaj pohon se ashensori është i përbashkët, por ai thotë se edhe mjekët që i trajtojnë janë të njëjtit. Vetëm deri në orën 12 në Klinikën e Gjinekologjisë të shtunën janë realizuar 10 lindje. Në këtë Klinikë aktualisht po qëndrojnë 260 gra që presin të lindin ose që kanë lindur tashmë. Gjatë ditëve të fundit, ka pasur shifra të larta të korònavirusit nga Kosova, ku vetëm ditën e djeshme ndërruan jetë 10 persona dhe dolën 224 raste pozitive.

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re