“Më thuaj një arritje të ngjashme të Qeverisë “Rama”,  me rrugën Durrës – Kukës dhe liberalizimin e vizave që bëri Partia Demokratike”.

Kështu i ulëriste Andi Bejtja bashkëbiseduesit të tij një natë më parë, në televizionin e familjes Berisha, ndërsa mbështetje nga Armand Shkullaku e Çim Peka.

Të dërguarit nga PS në emisionin e familjes Berisha iu kyç goja, por në fakt, ajo me të cilën mburren këta, është turpi i qeverisjes së PD-së, pasi jo vodhën qindra milionë euro, por ende sot e kësaj dite ajo rrugë nuk është mbyllur, pasi urat po i bën tjetërkush.

Ndoshta e kanë harruar, por ai që do të vijë në pushtet, Lulzim Basha, pikërisht për këtë rrugë do të kishte bërë burg për vjedhjen e 250 milionë eurove, nëse nuk do ta kishte shpëtuar Sali Berisha me imunitetin e deputetit.

Ndaj mirë do të ishte që të mos eksitohen aq shumë kur e përmendin si arritje, se nuk mund t’iu hidhet sy njerëzve me “vepra patriotike”, ndërkohë që aty është bërë masakër me vjedhjen e qindra miliona eurove.

Vjedhje që në një vend normal, në mos në burg, minimumi sot ata që vodhën sot nuk do të ishin më në politikë, jo më të konkurrojnë për t’u bërë kryeministër.

(TemA)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re