![](https://www.vizionplus.tv/wp-content/uploads/2019/03/policia-vlore-696x419.jpg)
Një sasi eksplozivi i është vendosur një makine në fshatin Mallkuç, në Krujë.
Ngjarja është regjistruar të shtunën rreth orës 12:40, ndërsa automjeti ka qenë I parkuar.
Sipas policisë, ka qenë vetë pronari I makinës shtetasi F.M., 44 vjeç ai që ka konstatuar në tokë, pranë makinës së tij, një qese e mbuluar me plasmas.
Ndërkohë nga veprimet e para hetimore rezultoi se në qese kishte lëndë plasëse.
Ende nuk dihen rrethanat e vendosjes së lëndës plasëse në automjetin e shtetasit F.M., ndërsa po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.