Shumë shqiptarë të Kosovës, Maqedonisë apo Malit të Zi, gjetën një fat të hidhur kur erdhën në Shqipërinë komuniste për të kërkuar strehim politik. Në dokumentat e kohës, ata etiketoheshin si ‘emigrantë jugosllavë’ dhe regjimi i pati shpërngulur në kampet e Llakatundit, Semanit e Çermës. Një prej këtyre dokumenteve, të përpiluara në vitin 1958, vendos në të njëjtin grup të personave me “rrezikshmëri shoqërore” shqiptarë të Dibrës së Madhe, Tetovës, Shkupit, Prishtinës, Strugës, Gostivarit, etj.

Me vendim të disa anëtarëve të lartë të regjimit të kohës, afro 37 shqiptarë u dërguan në kampe internimi për 5 vite.

Dokument i publikuar nga Kujto.a;

Lista e të internuarve sipas vitlindjeve të tyre:

1-Zylfi Mehmet Mehmeti, 1921, lindur në Dibër të Madhe, banues në Tiranë.

2-Hatixhe Hasan Mehmeti, 1925, lindur në Dibër të Madhe, banues në Tiranë (gruaja e Zylfiut).

3-Sulejman Adem Zeqiri (Reka), 1915, lindur në Rekë, banues në Tiranë.

4-Sabrije Demir Elezi, 1925, lindur në Rekë, banues në Tiranë (gruaja e Sulejmanit).

5-Nexhmi Mendi Llaka, 1928, lindur në Shkup, banues në Tiranë.

6-Fatime Shuaip Llaka, 1926, lindur në Shkup, banues në Tiranë (gruaja e Nexhmiut).

7-Myrzeta Rexhep Nogovci, 1921, lindur në Gjakovë, banues në Tiranë.

8-Remzie Halil Dajçi (Nogovci), 1930, lindur në Gjakovë, banues në Tiranë (gruaja e Myrtezait).

9-Eqrem Adem Morina, 1930, lindur në Gjakovë, banues në Tiranë.

10-Muhamet Sherif Langu, 1931, lindur në Dibër të Madhe, banues në Tiranë.

11-Nuredin Ali Kelmendi, 1917, lindur në Pejë, banues në Tiranë.

12-Alia Jashar Aliaj, 1921, lindur në Pejë, banues në Tiranë.

13-Nadire Sali Baruti, 1922, lindur në Pejë, banues në Tiranë.

14-Mustafa Esat Ymeri, 1926, lindur në Kërçovë, banues në Tiranë.

15-Evgjeni Goxhani, gruaja e Mustafa Ymerit.

16-Rexhep Halil Shabani, 1926, lindur në Dibër të Madhe, banues në Tiranë.

17-Gani Shaqir Faslliu,  1924, lindur në Rekë, banues në Tiranë.

18-Hajrie Faslliu, 1927, (gruaja e Gani Faslliut).

19-Gani Jonuz Zika, 1934, lindur në Dibër të Madhe, banues në Tiranë.

20-Hasan Tefik Myrtezaj, 1914, lindur në Tetovë, banues në Tiranë.

21-Ali Amedan Amedani, 1921, lindur në Rekë, banues në Tiranë.

22-Meleqe Islam Amedani, 1929, (gruaja e Aliut).

23-Latif Izeir Latifi, 1913, lindur në Dibër të Madhe, banues në Tiranë.

24-Atule Izeir Latifi, 1927 (gruaja e Latifit).

25-Zyhdi Abdi Shahini, 1926, lindur në Strugë, banues në Tiranë.

26-Hazbi Lazi Tuçi, 1914, lindur në Gostivar, banues në Tiranë.

27-Fiqrete Nezir Tuçi, 1930 (gruaja e Hazbiut).

28-Rexhep Jakup Jakupi, 1903, lindur në Prishtinë, banues në Tiranë.

29-Ramadan Gani Ganiu, 1925, lindur në Tetovë, banues në Tiranë.

30-Nafije Zeqir Bajrami (Ganiu) (gruaja e Ramdanit).

31-Ndue Mirash Mirashi, 1930, lindur në Grudë, banues në Tiranë.

32-Enver Selim Begolli, 1922, lindur në Pejë, banues në Tiranë.

33-Mykrije Muharrem Begolli, 1923 (gruaja e Enverit).

34-Shazhivan Asllan Elmazi, 1931, lindur në Tetovë, banues në Tiranë.

35-Ibrahim Mahmut Hasanaj, 1911, lindur e banues në Tiranë, internohej në Fier për “rrezikshmëri shoqërore”.

36-Imir Faik Brako, 1917, lindur e banues në Dushar të Korçës, internohej në Fier “për rrezikshmëri shoqërore”.

37-Dervish Riza Pasho, 1917, lindur e banues në Arëz të Korçës, internohej në Fier se i ishte arratisur djali Rasim.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re