Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment  Bardhi ka folur për mediat jashtë kryesisë së Kuvendit, pas përfundimit të mbledhjes së Këshillit për Rregulloren, Mandatet dhe Imunetin, ku u shqyrtua çështja e mandatit të Olta Xhaçkës.

Bardhi tha se sot mazhoranca nuk arriti të merrte një vendim pasi ende nuk ka dhënë një sinjal Edi RAma.

Ai shtoi se qëndrimi i mazhorancës sot hedh në erë parimet e shtetit ligjor, ndërsa i bër i apel partnerëve ndërkombëtarë që kanë cuar përpara Reformën në Drejtësi të shohin dhe të jenë vigjilent në lidhje me këtë çështje.

Gazment  Bardhi: Kushtetuta thotë, kur 1/10 e deputetëve ngrejnë në mocion sa i takon papajtueshmërisë se mandatit të një deputeti, Kuvendi është i detyruar ta dërgojë cështjen për shqyrtim në themel në Kushtetuese.

Këtë ka thënë edhe Gjykata, edhe në vendimin për mandatin e Xhackës, duke konstatuar se zvarritja e vendimit, ishte një mbrojtje politike në kundërshtim me kushtetutën që mazhoranca i kishte bërë Xhackës.

Qëndrimi i mazhorancës sot hedh në erë parimet e shtetit ligjor. Perimi se Kushtetuesja nuk detyron dot deputetët në vendimmarrjen e tyre, është rrëzimi më i rëndë që është ndarjes së pushteteve dhe faktit që i vetmi autoritet kushtetues që i imponohet Kuvendit dhe deputetëve është Gjykata Kushtetuese.

Jam këtu për të sqaruar publikun mbi strategjinë e mazhorancës në këtë cështje dhe së dyti për të denoncuar mbrojtjen politike që Rama po i bën Xhaçkës.

Kur votohet për Portin e Durrësit, apo për t’i dhënë para oligarkëve këta kanë disiplinë në grup, ndërsa në këtë rast kanë vendosur që deputetët të jenë të lirë të votojnë.

Ky është rasti i vetëm kur asnjë deputet nuk mund të votojë sic ai mendon, sepse është Kushtetuesja që na e dikton.

Nuk patën guxim as të merrnin vendim. Nuk ka dhënë sinjal Rama se cfarë do të bëhet dhe nuk u kuptua se çfarë do të vendosin.

Kam një apel për partnerët ndërkombëtar që kanë çuar përpara Reformën në Drejtësi, nëse Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2024 do të vinte në diskutim vendimet e Kushtetueses, atëherë nuk mund të flitet për drejtësi të re, por jemi kthyer në drejtësinë e para 40 viteve.

I kërkoj të monitorojnë atë që ka ndodhur në 1 vit e 3 muaj dhe në atë që po përgatitet për të zbatuar.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re