Mark Topallaj ka lindur më 18 gusht 1937 në Rreshen, në rrethin e Mirditës – aktor dhe regjizor.  Jeta e tij dhe kontakti me artin skenik eshte e karakterizuar me ngjarje dhe kthesa te pabesueshme.

Mark Topallaj, punonte si teknik gjeollog ne Rubik, dhe aty luhej nje drame ne te cilen merrnin pjese punetore dhe mesues. Topallaj kishte nje rol te vogel. Asokohe Rubiku ishte nje zone qe ishin te pranishem shume intelektuale ishin inxhiniere sovjetike, shqiptare dhe mesues njerez qe e kuptonin dramen ndaj dhe ne fund pati nje sukses. Pas ketij momenti njerezit e inkurajuan qe te konkurronte.

M. Topallaj ashtu veproi , shkoi ne Tirane dhe hyri ne konkurs. Ishte viti 1959  Në këtë konkurs, në juri, ishte dhe pedagogu i tij i famshëm Xhemal Broja, Drejtor i Teatrit dhe i Instiutit të Arteve. Ishte Prof. Andrea Malo, (regjisor) dhe nje rregjizore ruse e quajtur Cefranova. Në konkurs ishim 40 veta nga ku fituan nga konkurrentet vetem dy. Regjizori dhe aktori i ardheshem Topallaj do te interpretonte nje pjese nga poezia e Migjenit “Poema e mjerimit” dhe një pjesë ruse. Keshtu fiton ai dhe Irena Ballkameni një vajzë nga Korça.

Pas tre javesh ne shkolle ai detyrohet ta nderprese ate nga nje urdher qe i erdhi atij dhe qe duhej te kalonte në Mirditë, si gjeolog, pasi kishte bërë një kurs njëvjeçar për gjeologji. Nuk arrinte ta besonte kete gje, i kishin thyer enderen e jetes . Kthimi ne shkollen per aktore do te ishte nje tjeter surpize po kesaj rradhe e kenaqeshme. Nje histori e gjate dhe e bukur. Regjizorja e atehereshme e Teatrit rusia Çefranova, pas prishjes së marrdhënieve, natyrisht si shume te tjere iken në Rusi. Nderkohe edhe vete aktorin e largojne ne Janar te vitit 1961.

Kthehet ne Lajthize te Oroshit ku rifillon punen si gjeolog.  Por M. Topallajn me vone do e thirrin edhe njehere ne shkollen e aktrimit  Në një intervistë dhënë në gazetën më të madhe ruse, “Pravda” për artin në Shqipëri, ajo midis të tjerave kish thënë se aty nuk respektohet arti, sepse një djalë të talentuar me emrin Mark Topollaj, e heqin nga shkolla pa asnjë arsye. Pra, në Shqipëri nuk vlerësohet arti, as njerëzit e aftë.  Markut do ja thone te gjitha keto dhe vetem nje vit me pas në Janar 1961, ndersa ndodhej në Lajthizë të Oroshit, Lurë, ku kishte rifilluar punë si gjeolog.

Puna i kishte ngelur e gjitha mbi shpatullat e tij mbasi të gjithë specialistët rusë kishin ikur. Çuditërisht, një ditë vjen aty, drejtori i Gjeologjisë Bajram Cuku.dhe nje teknik qe do merrte dorezimet, duke ja transmetuar vete ai lajmin Markut “…..jepi dorëzimet këtij tekniku, se do të ikësh në shkollë për aktor. Edhe njehere nuk po e besonte megjithate kesaj radhe gadi sa nuk fluturonte nga gezimi.  Ai do mesoje se kete nder e ka nga Xhemal Broja, nje njeri me zemer te madhe. Gjithsesi kthehet ne Tirane ne shkollen ku kishte dy muaj qe kishte filluar.

Vetem mbas tre javeve rifillon odiseja e ikjeve dhe e kthimeve.  Instruktori i Komitetit Qendror Tafik Çaushi ja komunikon Drejtorit te Teatrit, Broja që Mark Topollaj do ikë në Mirditë. Drejtori e kundërshtoi, por Instruktori e la drejtorin duke i thene qe kështu ka vendosur Partia. Marku do te detyrohet te ike me lot nder sy, perseri .  Aty ne Mirdite e therrasin për një rol tek filmi artistik “Komisari i Dritës”. Të themi të drejtën roli kryesor i ishte caktuar pikerisht Mark Topallajt por me urdher te  Fadil Paçramit ju kalua Rikard Ljarjes. Qe nga Mirdita Marku do kaloje në një fshat të largët, Prosek.

Aty e caktuan përgjegjës i Shtëpisë së Kulturës. Kjo siç duket e revoltoi Minsitrinë e Arsimit dhe Kulturës dhe dërgoi tek ai shkrimtarin Ali Abdihoxha, për ta takuar. Ai ishte zëvënsëdminsitër ne ate kohe dhe mbasi e pyet sa gjate e gjere “Pse të hoqën, ç’ke bërë, me kë je zënë” iken.  Më pas, aty tek Marku do vijne Thoma Deliana, atëherë. ministër dhe skulptori i madh, Kristaq Rama, i cili më vonë u bë miku i tij më i madh.

Ministri i transmeton Markut qe kishte folur me ata të partisë në Mirditë dhe do të kthehej ne Tirane. Mark Topallaj priste por më kot, ne fakt mbas disa ditësh do te ndodhej për një punë në Shkodër, rastësisht aty takon Thoma Delianën, Ministrin, qe e mbasi e merr vesht flet me . Sekretarin e Parë, Jorgji Shuli dhe Topallajt i vjen transferimi i menjëhershëm ne Tirane ne Kinostudio. Aty kishte filluar të konsolidohej.

Punohej me shumë pasion. Topallaj do gjej ketu shumë njerëz të përkushtuar, por problemi i tij tani do ishte fjetja ku detyrohej te shkonte ne Hotel por rroga nuk i dilte ngaqe ishte dhe i martuar. Ateherë Kryetar i Tiranës ishte Abdyl Këllezi dhe më ndërhyrjen e Thoma Delianës i japin shtëpi menjëherë. Ai kishte filluar prap te mos e besonte keto kthesa te menjehershme. Tani kishte nje shtëpi në qendër të Tiranës nje shtëpi e vogël, por me vlera të jashtzakonshme.

Ne Kinostudio fillon punen si asitent – regjisor me Dhimitër Anagnostin, tek “Plagë të vjetra”. Pedantizmi i tij  i bëri shumë mirë duke e vene ate në punë. Anagnosti do ti kerkonte gjërat me një precizion të lartë. Topallaj ishte asistent për aktorët, por nderkohe bente edhe rikuizitën. Njëkohësisht, i dhanë dhe një rol. Pra, asistent, rekuizitën dhe rolin, tre punë bashkë tek ky film. Pastaj me vone do te jete si asistent në filmin “Mëngjeze lufte”, me regjisor. Kristaq Dhamo. Pra, ai kishte shansin q punoi qe ne fillim me dy regjisorë shumë të mirë, nga të cilët perfitoi shumë.

Mesonte me shume zell ai nga rregjizoret edhe ngaqe ishte i ri . Njëri ishte korrekt, tjetri kishte një fantazi të çuditshme. Me Kristaqin, pastaj do te filloje te beje edhe regjisorin. Do te jete vete Kristaq Dhamo qe duke e lene ne kontroll do ta lejoje Markun të xhiroj rreth 30 përqind të filmit “Mëngjese lufte”. Këto ishin dy filma ku ishte asistent. Me vone do te xhiroj vete filma dokumentare dhe akoma me tutje do kete edhe nje rol te filmi “Lugina e pushkatarëve“.

Filmi i pare i Topallajt si rregjizore do te ishte “Dollia e dasmës time” i cili u prit shumë mirë.  Filmat tanë aprovoheshin nga Komiteti Qendror. Kur kishte shkuar ky film për aprovim, erdhën zërat se e kishin pritur shumë mirë. Më pas filmi i kalohet për ta parë Enver Hoxhes. Ai e pa, u entusiazmua dhe ka shkruar rreth tre faqe analizë, tek vepra e tij e 36-të. Aty flet për një vajzë, ku Enveri e krahason me Brixhid Bardonë, ku ai vlerësoi skenarin, artistët, por për regjisorin, për  Mark Topallaj ai nuk do te thote asnjë fjalë. Fakti eshte se filmi u pëlqye por ai nuk u vlerësua.

Pastaj, ai do te beje filmin “Heronjtë e Vigut”. Film artisik me skenar të Kol Jakovës. Pra, pas një suksei të madh të filmit “Dollia e dasmës time”, ky film u bllokua fare. Nuk u la të shfaqej. Për të pati shumë diskutime, dikush thoshte ishte skenar i dobët, dikush regjia e dobët, dikush të tjera, por filmi u bllokua. Ramiz Alia, bashkë me Drejtorin e Kinostudios dhe disa anëtrë të KQ, e therrasin Markun dhe e lajmerojne se filmin do ta bllokojnë me nje motiv te  thjeshtë, pasi atë rol që luante Ndrek Luca ishtë një përfaqësues i legalitetit, dhe njerëzit kanë nostalgji për legalitetin, ndaj nuk duhen zgjuar këto simpati.

S’duam t’ja dëgjojmë as emrin legalitetit.. Pyetjet qe do i beheshin atij nga Ramiz Alia ishin : “Pse e ke nxjerrë Mirditën revolucionare” ? Unë kam qenë Sekretar i Rinisë në kohën e luftës në Gojan të Mirditës, kur u futëm në  fshat gjithë burrat ikën nga shtëpitë dhe na shikonin nga larg, se çfarë do bënim. Donin të na vrisnin n.q.s do hynim në shtëpi. Pra, Mirdita ka qenë katolike reaksionare, e theksoj këtë. Pse e ke nxjerrë Mirditën revolucionare? – këmbengulte Ramizi.” Mark Topallaj ne momentin me te veshtire te jetes se tij do pergjigjej : “Mirdita ka pas dy cilësi, kush ka qenë kundër Partisë ka vdekur, kush ka qenë me partinë ka vdekur për partinë.”

Në këtë  moment i ndjeri Kol Jakova, një burrë i mirë, luajti nga vendi dhe  i thote Ramizi qe nuk kishte pune me Markun , skenarin e kishte shkrojtur ai….. Marku merr fryme thelle duke u ndjere disi i liruar mbasi ishte i sigurte se askush nuk do ti dilte per zot.. Që nga ky film, ate e lanë dy vjet pa i besuar asnjë film tjetër. Gjithashtu ai vazhdonte te ishte ne tension të madh, se kudo në parti diskutohej ky film.

Në parti nuk thuhej se ishte gabim ideologjik, kjo ide rrinte varur , ata thoshin se Topallaj nuk kishte bërë punë të mirë, si regjisor. Pas dy vjetësh atij do ti ofrojne disa filma dokumentarë si dhe filmin “Hetimi vazhdon”. Pas këtyre ai ka bërë filmin me shkrimtarin Agim Gjakova, “Guri i besës”, një film artistik për revoltën e puntorëve të Rubikut. Pastaj ka vijuar duke bere një skenar tjetër me poetin Ndoc Papleka, “Dasma e shtyrë” dhe shumë filma të tjerë.

Ndër filmat dokumentarë, do të veçojme filmin “Shqipëria turistike” i cili shfaqet dhe sot me shumë sukses. Por dhe ky film atëherë nuk u shfaq në publik, por vetëm në ambasadat tona nëpër botë, se për kohën u cilësua film shumë modern. Sot i tregon vlerat. Vecohet edhe nje dokumentare tjeter “Për shëndetin e popullit”, ne vitin 1976 ku ai kishte filmuar për herë të parë Sali Berishën, që atëherë ishte  mjek shumë i ri. Berisha do te bente praktiken në qendrën e Radiologjisë në Tiranë, dhe pedagogu i tij, Hysen Karai kur Topallaj i kerkon nje personazh, e adreson ate tek Sali Berisha.

Mund te kujtojme nje episod nga jeta artistike e rreggjizorit dhe aktorit Topallaj Në vitin 1962 do vinte për vizitë në Shqipëri Çu En Lai. Po mirreshin masat për një pritje madhështore. Për nder të tij do të recitoheshin dhe poezi që flsinin për miqësinë midis dy vendeve. Drejtori i Teatrit Xhemal Broja dhe regjisori i talentuar Kujtim Spahivogli caktuan Mark Topallajn dhe Roland Trebickën.. Recitimi do të bëhej në Pallat të Brigadave ku do të ishte dhe shoku Enver. Markun e marin për timbin e zërit dhe për arsye se ishte shtatgjatë dhe kishte nje zë të fortë.

Ai e pranon njehere por të nesërmen Marku ndron mendje. Shkon tek të dy dhe u thote që nuk do shkoj të recitoj. Ata shtangën. – “ Në vend qe te gëzohesh ti na thua jo, si ta kuptojmë këtë . S’ka arsye të mos shkosh. Mos e ço ndërmend se është punë me përgjegjësi” Marku këmbnëgulte jo qe jo. Ata spo u besonin veshëve. Xhemal Broja atehere ngrihet në këmbë dhe godet me grusht tavolinën. “Çështë kjo që po thua. Eshtë detyrë e partisë, a e  mendon ç`po thua ?. A e kupton sa pasoja ka kjo sjellje ?.  Pa na thuaj arsyen, pse?

Marku i turpëruar, dhe kokëulur u thote qe nuk kishte pantallona, dy palë që i kishte i ishin grisur. “ E si mundem të khthem nga skena në ikje duke treguar mballomat”. Te gjithe qeshen dhe ja rrahën krahët. Që atë çast e derguan në një rrobaqepësi duke i bere një kostum me porosi. E ku kishte parë ai nje kostum të tillë. Madje më vonë e vuri re që e kishte dhe më të bukur se të Çu En Lait. Por koncerti nuk u bë në Palaltin e Brigadave, por në Teatër. Enver Hoxha nuk erdhi atë natë, por të gjithë të tjerët që nga Mehmet Shehu e me radhë ishin aty.

Marre nga nje interviste e rregjizorit me gazetarin Albert Zholi 3 Maj 2013 /

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re