Kryetari i parlamentit maqedonas, Talat Xhaferi pritet të mbledhë një seancë parlamentare, ku si ikë të vetme në axhendë është projektligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, që do të shqyrtohet me procedurë urgjente.

Marrëveshja, e cila u arrit nga dy kryeministrat, Zoran Zaev dhe Alexis Tsipras  e përcakton Maqedoninë në të ardhmen si Republika e Maqedonisë Veriore.

Deputetët duhet së pari të deklarojnë nevojën për miratimin e projektligjit për ratifikimin, dhe më pas debati duhet të vazhdojë në Komisionin për Çështje Evropiane, i cili ka një afat prej tre ditësh për t’u deklaruar.

Pas miratimit të këtij komisioni parlamentar, në seancën plenare do të vijë një propozim legjislativ.

Në një votim prej jo më shumë se 120 deputetësh, do u kërkohet atyre të votojnë në favor të ligjit, d.m.th.me shumicë të thjeshtë, 61 vota pro.

Kundërshtari më i madh i këtij rrugëtim juridik të marrëveshjes, pritet të jetë deputeti i VMRO-së opozitare, Antonio Milloshoski. Ai është kundër projekt-ligjit për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, duke thënë që më së pari duhet të deklarohet Komisionin për Punë të Jashtme, të cilin ai e kryeson.

“Çdo gjë tjetër është një shkelje e ligjit”, pohon ai.

Pavarësisht kundërshtimit të opozitës, para se parlamenti të fillonte të merrte në konsideratë aktin e propozuar ligjor, Xhaferi tha se pret që marrëveshja të ratifikohet deri të premten.

Pas ratifikimit, ligji do t’i përcillet Presidentit Ivanov për nënshkrim. Por ky i fundit ka paralajmëruar se nuk do e nënshkruajë, duke u renditur tek kundërshtarët e marëveshjes.

Pas skadimit të një afati 7-ditor, parlamenti do të përsërisë të njëjtin propozim.

Nëse edhe atëherë Ivanovi nuk e nënshkruan ligjin për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë, ka shumë të ngjarë të pasohet me zgjedhje të jashtëzakonshme parlamentare që do të kenë një karakter referendar.

Xhaferi ka pasur disa takime me të gjithë krerët e grupeve parlamentare, qeverinë dhe opozitën, pasi qeveria është në nxitim për çështjen e negocitave deri në fund të qershorit.

Marrëveshja parashikon që, pas ratifikimit nga parlamenti, pala greke do të informojë me BE dhe NATO për të heqin dorë bllokadën e rrugën euroatlantike të Maqedonisë, dhe që mund të hapë negociatat për anëtarësim në BE dhe për t’u bashkuar me Aleancën.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re