Sali Berisha, të cilit gjykata e Apelit i dha logon dhe vulën e PD, i është drejtuar me një mesazh strukturave të partisë, duke e konsideruar vendimin e sotëm si një moment të jashtëzakonshëm.

Berisha thotë se tashmë ka ardhur koha që “t’i shtrijmë dorën dhe të hapim zemrën edhe për 100 mijë demokrate dhe demokratë e mbështetës të PD që me 14 maj 2023 votuan për Flamurin e PD”.

Kjo është prova jonë- thotë Sali Berisha- ndersa thekson se “eshte i bindur e besimplotë se në emër të idealeve tona demokratike, të interesave jetike të vendit do të përmbushim me nder këtë mision”

Mesazhi i Sali Berishës drejtuar strukturave: 

Mesazh për te gjithë drejtuesit e Partisë Demokratike të të gjitha niveleve, anëtarësinë tonë! Vendimi i sotëm është një moment jashtëzakonisht i rëndësishëm që t’ju shtrijmë dorën dhe të hapim zemrën edhe për 100 mijë demokrate dhe demokratë e mbështetës të PD që me 14 maj 2023 votuan për Flamurin e PD. Është mision i një rëndësie të veçantë për secilin prej jush që të bëni çdo gjë që keni në dorë që vëllezërit dhe motrat e familjes tonë të madhe politike të kthehen me dinjitet në shtëpinë e tyre. Aktualisht kjo është detyra jonë më kryesore. Kjo është prova jonë. Jam i bindur e besimplotë se në emër të idealeve tona demokratike, të interesave jetike të vendit do të përmbushim me nder këtë mision. O sot o kurrë! Fitore! #sb

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re