Gjatë ditës së sotme është mbajtur marshimi që ishte lajmëruar nga qytetarët kundër abuzimit të të miturës 15 vjeçare në Rrëshen.

Me dhjetëra qytetarë janë mbledhur ditën e sotme në shenjë sensibilizmi në një marshim në sheshin ‘Skënderbej’. Ata mbanin pankarta të shumta në duar ku mes të tjerave lexoheshin frazat: “Mos ma vrit fëmijërinë”, “Eduko Djalin”, etj.

Në momentin që marshimi ka nisur policia ka ndërprerë protestuesit e pranishëm, me arsyetimin se nuk mund të vijonin në itinerarin e përcaktuar pasi kishte përgatitje që ende vazhdonin për stërvitjen ‘Defender 21’.

Protestuesit kanë rënë dakord që marshimin t’a vazhdojnë drejt Drejtorisë së Policisë.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re