Nga Agim Xh. Dëshnica-Boston, MA

Pak fjalë për jetën e pafat e veprën e paharruar.

Jeta për habi herë pas here, merr rrjedhatë papritura e pamje të pabesueshme, ashtu siç ndodhi në motin e përgjakshëm1944, kur intelektuali e atdhetari demokrat, Izet Mehqemeja, nga fisi i Mehqemeve, i dëgjuar në historinë e Beratit, humbi jetën në njëkamp nazist, ndërsa më nëntë dhjetor 1945, diktatura komuniste shqiptare pushkatoi, të birin 22 vjeçar, Namik, luftëtarin e bashkimit kombëtar e poetin e lirisë, i njohur në shtypin e kohës me anonimin Nako. Nëse pushtuesi i huaj vret, do të thotë se atdheu ka mbrojtësit e vet. Kur shqiptari vret shqiptarin kombi ka probleme me vetveten, ndaj dhimbja është më e mprehtë dhe e zgjatur nëkohë.

Namik Mehqemeja, u lind në Berat,ne vitin 1923,kur zhvillimi i vendit, tashmë i pavarur, po ecte vrullshëm drejt përparimit demokratik me kahje perëndimore në fushat e ndryshme të jetës politike, ekonomike e kulturore. Mësimet e para dhe Qytetësen i kreu në Berat, ndërsa të mesmen në Shkollën tregtare të Vlorës. Lufta dhe pushtimi Italian e bën te pamundur vazhdimin e studimeve të larta.Gjatë e pas mbarimit të mësimeve e studimeve jashtëshkollore, falëdhuntisë e shpirtitromantik rinor, krijoi e botoi poezi e prozë, në organet shtypit të kohës. Në shkrimete veta plot frymëzim, vihet re ndikimi i letërsisë së viteve 30-të, sidomos i Migjenit. Sipas atyre që e kanë njohur nga afër, ai qe një djalë i hijshëm, me ato sytë e kaltër e flokët e verdha që ia merrte era, ikursyer në fjalë, i thellë në mendime, shpesh ëndërronjës e fisnikme shpirt të ndjeshëm djaloshar. Nako qysh në hapat e para u shqua midis krijuesve të kohës. Poezitë e tij ishin fryt i një fantazie e gjuhe të pasur gjatë orëve të krijimit nën dritën e kandilit, apo soditjes së natyrës së bukur shqiptare, sidomos Beratit. Burime meditimi për të ishin njeriu i dashur, nëna, babai, motrat, shokët atdheu, qyteti, mali, dëbora, vjeshta, muzgu, mbrëmja pranverore,lumi, deti etj. Vlerat e veprës së tij dhe ngritjen në një nivel më lartë, në të ardhmen i pat vënë re prej kohësh dijetari e poeti Vexhi Buharaja,por fati i mbrapsht i rrëmbeu gjithçka, jetën, rininë, shkollën e lartë për në Vienë dhe krijimtarinë aq të bukur. Autorë më të pëlqyer për të ishin Sami e Naim Frashëri, Konica, Fishta, Noli, Migjeni, Tagora. Dostojevski, Petëfi,Niçe, Hegeli etj.

Në qytetin e Vlorë nisi jetën e luftëtarit të lirisë, i rreshtuar në çetat partizane. Në një përpjekje të armatosur me forcat ushtarake italiane u arrestua dhe pas burgut doli sërish në mal.

Viti 1945, i ngjashëm me një turfullimë tmerresh, do të mbahet mend për gjyqet e egra, ku humbën jetën, apo u burgosen pa faj atdhetarë të shumtë, për mendimet ndryshe. Shumë prej tyre vendosën të mos largoheshin, të bindur, se i kishin shërbyer atdheut në rrezik, një ndër ta, edhe Namik Mehqemeja, i cili luftoi kundër pushtuesve deri në fund. Mirëpo pas mosmarrëveshjeve e zhgënjimeve gjatë luftës, për çeshtje të rëndësishme kombëtare, pati një parandjenjë të keqe.Sipas këshillave të nënës, u vendos në fshatin Lapardha, në shtëpinë e një të afërmi. Atje, pas medyshjeve të lodhëshme, vendosi të merrte udhën e shpëtimit jashtë atdheut. Por, i kallxuar nga dikush, u kap nga forcat e ndjekjes në strehën, ku fshihej. Me akuza të sajuara, ai u dënua me vdekje nga gjykata ushtarake në Berat.Vendimi ndaj poetit të ri u prit me zemërim nga qytetarët. Ai dënim nuk qe vetëm krim, por, edhe një akt barbar i panjohur deri atëhere nga drejtësia shqiptare. E megjithatë e pushkatuan pa mëshirë së bashku me shokun e vet, Resul Tozhari, natën, diku në një ullishte pranë Uznovës.

Namik Mehqemeja

Nga letrat e burgut veçojmë, kujtimin e fundit, shkruar pas një fotografie të burgut: “Nënës sime të dashur që i shkaktova kaq dhembje e dëshpërim.” dhe letrën:“Të dashura motra”: “E vetmja porosi që ju lë prej birucës është kjo: ruani vetëm nderin. Ruani nderin, në qoftë se doni të jini të denja për kujtimin e vëllait tuaj. Ruani nderin nëqoftëse nuk doni të lëndoni eshtrat e mia. Shoqëria që ju rrethon është e korruptuar. Prandaj ju them edhe njëherë: ruani nderin! Kjo është porosia ime e fundit. 15 nëntor 1945.“Në mbarim të fjalës së fundit në sallën e gjyqit pas vendimit, ai u shpreh: “Nuk kërkoj mëshirë, mëshira është arma e të dobëtit.”

Këto fatkeqësi njerëzore, nuk do të mbaronin me kaq, sepse në vijim do të vuanin në punë të rënda krahu, nëna dhe motrat, të cilat u larguan nga jeta para kohe, pa mundur të kuptonin, se përse i munduan aq padrejtësishtdhe pa ditur, se ku dergjeshin njerëzit e tyre të dashur.Edhe në ditët e sotmenë qytetin, ku u lind, pandeh sikur heshtja si hije përpiqet të mbulojë kujtimin e shenjtë të poetit liridashës.tokme atin e vet. Por në librin tronditës “Genocidi Gjysëmshekullor në Shqipëri”, botuar më 2010 nga Tomor Aliko, shihet ndermjet të tjerëve, edhe foto e Namikut, me shënimin përbri: “student,(A) “ -i vrarë.

Krijimet letrare të Nakos.

Shkrimet e botuara deri më 1944, të shpëtuara nga duart e shfarosëse në hetuesi, apo në biblioteka, tok me dorëshkrimet e fshehura e të pabotuara, panë dritën e botimit vetëm pas vitit 1990. Nga këto përmendim: në poezi: “Kënga e pakënduar”, “Kënga e re,” “Deti”, “Shpirti është lot”, “Muzg vjeshte” “Jeta”, “Mbrëmje pranverake” (në burg),”Ja. Nata bie”, “Kalorësi i Ri”, “Vallja e hijeve”, “Dëshirë”, “Do të vijë një ditë”, “Poetit”, etj. Në prozë: “Atit tim”, “Motrës sime”. “Kënga e detit”, “Dëbora”. “Loti im”,” Një vajze”,” “Ylli karvanit veton në të feksur”etj. Vijojnë disa pjesë dramash, përkthime, shkrime, fjalime të ndryshme dhe letra nga burgu. Kanë humbur ose janë zhdukur poezitë “Trimi”, “I kujtoj të gjitha”, “Shqiponjat fluturojnë lart”; novela “Mbas malit”; romanet “Çerdhja u prish”, “Hije e dritë”; “Ditari i burgut dhe esseja “Në vendin e zambakëve të bardhë”.Keto panë dritën e botimit vetëm në kohën e demokracisë, në gazeta të ndryshme dhe në vëllimin “Shpirti është lot” 1994. Së fundi, shkrimet e tjera u përfshin në vëllimin “Dy jetë, një poezi”-Berat 2003, e në librin “Poetë beratas në shekuj”-Berat-2011, përgatitur e botuar nga shkrimtari e publicisti i njohur Agim Mehqemeja.

Në mbyllje të këtij shkrimi të dhimbshëm dokumentar japim disa nga poezitë e tij e nje pjesë nga proza.

JA! NATA BIE

Ja! Nata bie mbi dhet,po zbret ngadalë, rrëshket.Ja! Nata bie mbi qytetdhe hyn në dhomën time e qetë

Rreze hëne hyjnë prej dritareshzbehin dhomën time të shkretëpor në shpirtin tim mbuluar nga retënuk hyn asnjë rreze prej zjarresh…

SHPIRTI ESHTE LOT

Një lot i vetëm shpirti im,një lot më tepër në vajtimqë avullohet si të tjerëtpa lënë më pas asnjë kujtimnë sytë e mi e në të tjerët.

KENGA E PAKENDUAR

Ndiej një këngë në zemrën timekam një këngë të pakënduar ,kam një këngë të harruar,m’u në fund të zemrës sime.

Dhe kjo këngë e pakënduarshpirtin tim ma thërmon,zemrën thellë ma dërmondhe ma le të ngashëruar.

Deh! buçit. o kënga ime,mos më mbaj si skllav të lidhurmos venit shpirtin e hidhurDeh! buçit në vargje rime.

VALLJA E HIJEVE

Në një natë të errët vjeshterrija në dhomën time.Një kandil me pak ndriçimendrinte mbi fytyrën time

Rrija vetëm si i shkretëbefas një erë e lehtëfryn kandilin e zbehtë.

Ja! kandili që po shuhet,flakë e tij po venitet…Ja! një hije tek po ngjitetJa! .një tjetër që po ngrihetJa! Ja! një nga një po dalinhijet e dhomës sime.Ja! një valle tek po marrinrreth e qark tryezës sime

Ja! hijet po ikin një nga një.Dhe kandili mbi tryezëlëshon flakë e perhap rreze..

MBREMJE PRANVERORENe burg.

Eshtë mbrëmje pranverake,mbrëmje hijesh errësuar,nëpër gjeth një afsh i përmallshëmbie skena të kujtimitdhe në shpirt një dhembje thellëmë pushton prej përmallimit…Eshtë mbrëmje prandverake…mbrëmje hijesh errësuar.

Rreze drite kuqërruarabien përmbi maja maleshe më duken si viganaderdhin hije fshehtësiedhe pastaj në botë të ëndrrëszhyten thell’ prej lumturiedhe harroj hekrat e burgut,harrojbotën mbushur hallesh.

Dhe në mbrëmjen pranverakedhëmbja ime thellë shtohetedhe shtohet dalngadalë,kur një yll ndizet në qiell.edhe ndez një mall të thellëpërvëlon në shpirtin tim…dhe më shkrin në hapësirënqë prej dritash po mbuloohet.1942

Pjesë nga proza:

TABLO VJESHTEVjeshtë në natyrëdhe vjeshtë në fytyrat tonaMigjeniNatyra është e kthjelltë dhe e qetë. Eshtë natyrë vjeshte. E kthjelltë si lot i nxehtë i një të riu. E qetë si një shkretëtirë pa oas. Rrezet rrjedhin nga burimi i tyre, të qeshura si ujët, që gurgullon në gushën e një vashe. Një trëndafil i vonuar ka çelur në kopësht. Një trëndafil me ngjyra të kuqe si të gjakut. Por është trëndafil vjeshte. Edhe sytë e të riut ndriçojnë me një dritë të çuditshme. Edhe ato janë pasqyrë vjeshte.Botuar në “Revistën Letrare”, 5 Tiranë. 15 prill 1944.———————-DIELLI PO GROPOSETNGA PERENDIMI

Dielli po groposet nga perëndimi dhe hijet e mbrëmjes po zgjaten nga lindja.. Ja! Hija e fundit ngjtet mbi majat si një alpin i lodhur.Fryma e natës ledhaton gjethet e njoma të pemëve dhe muret e shtëpive dhe qielli mbyllët stoliset me temina të bardha.Edhe harabeli përpoqi krahët për herë të fundit dhe pushoi mbi degët e mënit.Po ti pse zbehe kur më sheh mua dhe pse përpjek portën?Mos ke frikë nga dashuria, moj mikja ime?…Ah, sikur të ruaja tek kryet, kur përgjume duke mbajtur në buzë gërshetin tend të bukur!—————–

Poezi kushtuar poetit martir,

POETIT TE KENGESSE PAKENDUARNga Agim Xh. DëSHNICAMe rrezet e fundmenjëvijë eshdritur-ar,ra, u hap e u shtri,në kreshtë mbiShpirag,e befas u fik.

Afër lumit nën ullikrisma, hije, dhimbje-gjak.A fle lumi?A ndien lumi, a sheh lumi?

Hesht mbi shkëmb qyteti i bardhëpas dritaresh, rradhë mbi rradhë ,me përralla e legjendabrendaportave të rënda.

Afër lumit nën ulli, hijeve,u shua poeti i bukurive,në zemra ipaharruar.U vra kënga e pakënduarpër fllad e det,për lule e fletë,vjeshtën e borën dimërore,mbrëmjen pranverore,në kohë zgjimie çast frymëziminën flakën e kandilitme trillet e bylbylit.

Hesht qyteti, prehet nën yje,në orën e krimit nën hije.Por ja! Jehona çan në suferimë.Qajnë valët nën urë flijimesh,qajnë poetin e dashurisëpoetin e hijshëm të lirisë.

Hëna ngriu mbi Kala,feks dritare e baxha,në gjumë trondit qytetin,nën ulli e zgjoi poetin.

Nako, Nako. Emri i tij rinorikën tutje lumit në Tomor.jeton me kumtin e besimit,për ditën e ngadhnjimit.

E ndjek në çaste muzg vjeshte,shpirtin lot, tek ngrihet lart në heshtjee humbet tej malesh e pyjesh,por befas shdrin si yll mes yjesh.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re