Nga: Isa Bajrami

Ai që do dijen, do edhe librat. Dhe ai që do librat, ndjen mirënjohje jo vetëm për autorët e librave, por edhe për shtëpitë botuese të cilat bëjnë punën e tyre të bukur për ti sjellë librat më afër nesh. Në kohën e sotme dixhitale një mjet i rëndësishëm i komunikimit ndërmjet atyre që merren me artin e shkrimit dhe lexuesëve janë dhe portalet apo rrjetet sociale. Prandaj edhe unë fillimisht dua ta nis këtë shkrim duke falenderuar portalin Mexhlis.com për mundësinë që më jep për të ndarë mendimet e mia me ju. Tani kthehemi te shkrimi i radhes.

Siç mund ta dini edhe ju, kur një pemë frutore i ka zgjatur degët shumë, për të mbledhur frutat e saj, e kapim degën dhe e tërheqim pranë vetes dhe duke e mbajtur ashtu, vazhdojmë proçesin e vjeljes. Po ashtu, a nuk është e njëjta gjë dhe me fenomenet shoqërore?
Ata të cilët dallojnë në shoqëri për mprehtësinë e gjykimit të tyre për të komentuar realitet e shoqërisë, i tërheqin drejt fuqisë së mendimit të tyre fenomenet dhe shpjegojnë dritë hijet e tyre. Ju duket jo i qëlluar krahasimi?
Po filozofi i shprehjes: “ Unë mendoj dhe përderisa mendoj, ekzistoj” në librin e tij “ Mësimet e filozofisë”, a nuk përdor për metafor, krahasimin me një pemë të filozofisë?

Në kohën e sotme moderne apo post moderne, më shumë këtë rolin e interpretimeve të fenomeneve e kanë marrë përsipër të ashtuquajturit analistë. Këta, çdo mbrëmje gumëzhijnë nëpër studiot televizive. Këta, qëmtojnë gjithçka me fjalët dhe mendimet e tyre. Përcaktojnë gjithçka ç’ka vlen e ç’ka nuk vlen, siç i ndajmë frytat gjatë mbledhjes, cilat janë të mira e cilat janë të kalbura. Po në të vërtet këta, ashtu siç zhuzhingat kalbin frutat, ashtu edhe këta iu kalbin trurin njerzëve. E them këtë, sepse duket qartë që ata nuk mbrojnë interesin publik, por mbrojnë intersat e axhendave të cilave ju shërbejnë. Shpesh hërë shkrimet e tyre duken të goditura, mirëpo të njëjta fytyra analistësh kanë 30 vjet që mbajnë leksione nëpër platformat televizive dhe asgjë s’kanë ndyshuar për mirë, në shoqërinë tonë.

Në botën perëndimore, elita e analistëve për pak pothuajse arriti zëvëndësimin e institucionit të politikës. Aq i fortë ka qënë ndikimi i tyre. Mirëpo këtu tek ne, thënë me zhargonin më të thjeshtë, janë të shitur. Nuk mbrojnë interesin publik, por klane të ndryshme.

Në kohën kur Profetit Muhammed po i zbriste Shpallja Hyjore, shokët e tij, nuk donin të kalonin në urdhëresën e radhës, pa aplikuar fillimisht urdhëresën e herës pararendëse. Ç’shembull i mrekullueshëm. Kështu, edhe kur të gjithë ne flasim e shkruajmë për padrejtësinë dhe korrupsionin e tejskajshëm në vendin tonë, pse nuk ndalemi e të zhdukim fillimisht njërin nga këto fenomenet e dëmshme dhe pastaj të kalojmë për të eleminuar fenomenin tjetër? Ku është sinqeriteti ynë këtu? Për shembull, fillimisht mbarojmë punë me padrejtësine duke vendosur në vend të saj drejtësinë dhe pastaj të merremi me fenomet e tjera negative të panumërta.

Analistët, nëse thjesht veç sa flasin e shkruajnë me grumbuj fjalësh, atëherë ç’vlerë kanë më shumë fjalët e tyre, nga inertet e mbledhura prej krasitjeve të pemëve nëpër qytet, të ngarkuara nëpër makinat e Bashkisë, të cilat na kalojnë para syve vjedhurazi?

Një lexuesi të vëmendshëm nuk i duhet shumë për të kuptuar që shkrimet e tyre janë të porositura nga dikush. A nuk ju ngjajnë shkrimet e tyre, atyre tavolinave të shtruara mirë, nëpër ndonjë cep lokali apo restoranti, ku mbi tavolinë shohim të jetë shkruar “e rezervuar”? Ndryshon veç fjala nga “e rezervuar në “i paraporositur”, kur sheh shkrimet e tyre në një cep gatezeje apo portali. Ndaj ata nuk kanë asnjë mendim bio. Mirëpo, përkundrazi kësaj, pretendojnë se “vreshtat” me mendimet e tyre, janë më frytdhënës në shoqërinë tonë indiferente. Ata nuk pranojnë autoritet tjetër përveçse butaforisë së mendimit të tyre. Madje ata kërkojnë të na bëhet refleks se dhe tymit të cigares që pijmë në lokal, ata duhet ti japin drejtim se nga duhet të shkojë.

Po pse duhet të japin veç këta mendim? Po kështu a nuk bën: Besimtarët praktikant musliman përbëjnë një komunitet të madh të shoqërisë tonë, përderisa është kështu, a nuk do të ishte mirë që gjatë ditëve të xhuma, televizionet kombëtare të transmentonin live ligjëratat e imamëve nëpër xhamitë? A do të kishte gjë më të natyrshme se kjo? A nuk janë taksa pagues të rregullt muslimanët praktikant? Duke qënë kështu, a nuk duhet të ndjehen të përfaqësuar qoftë edhe në mediat kombëtare? Madje dhe në ligjërat e imamëve, një vënd të rëndësishëm të zinin dhe problemet e qytetit apo të lagjes ku ndodhet xhamia. Sepse këta analistë, edhe pas gjith atyre mendimeve të “vyera” që japin, prap këtu në Tiranë asgjë nuk shkon drejt, përveç selvive. Madje për të çmontuar fjalët e tyre të bukura, që nuk kanë në përmbajtje interesin publik, më duhet të gjej fjalë edhe më të bukura dhe kjo është një vështirësi më vete.

E çfarë i kanë impunar politikës tonë të mbrapshtë këta, kur këtu i vetmi sistem që nuk funksionon, nuk është vetëm drejtësia apo ndonjë mekanizëm tjetër institucional, por këtu nuk funksionon as kausi. Për mendimin tim, ne nuk jetojmë në kaus, por në katrahurë. Kaosi shpesh ndodh për të sjellë një sistem të ri, dhe është i përkohshëm. Ndërsa katrahura është e vazhdueshme dhe s’ka ndonjë qëllim të caktuar. Këtu tek ne është bërë mënyrë jetese. Ashtu sikurse njeriu në kohët moderne s’po njeh më vetveten, ashtu dhe qytetet sikur njerzit spo njohin më vetveten. Bukur e ka thënë dikush: “Fillimisht është njeriu që ndërton qytetin, pastaj qyteti që ndërton njeriun”. Unë kam druajtje të dua të shoh hënën në mbrëmje, sepse kur hëna të shoh smogun e këtij qyteti, mund të më thotë: a nën qiellin e këtij qyteti doje të më shihje ti mua? Ajo mund të më thotë, a nën zhurmën e betoniereve do të bisedoje në heshtje me mua? Zhurmat e betoniereve janë serenatat Korçare që më ke folur? Po sa romantik që na qënke. Po ashtu, në mbrëmje mendohem ti shoh apo mos ti shoh yjet në qiell, sepse ndoshta s’bie asnjë meteor nën qiellin ku nuk lexohen libra.
Këtu nuk i jipet vlera njeriut apo individit. Ndërkohë që në shoqëritë moderne demokratike, roli i individit është i jashtëzakonshëm për shoqërinë. Madje ndonjëherë më i rëndësishëm sesa vetë shteti. Dhe dielli i është i vetëm, mirëpo ndriçon të gjithë botën. Të rinjtë shtegtojnë nga këtu dhe duan që fëmijët e tyre të gjitha stinët e jetës ti kalojnë në vend të huaj. Këtu papunësia mundohet të mbulohet me statistika që nuk i besojnë as vetë ata që i thonë. Po a ka kush tjetër që mund ta japë statistikën më të saktë sesa një kamarier? Pyeteni, më shumë shiten kafe me filxhan apo me gotë kartoni që i marrin njerzit për të nxituar për në punë? Dhe do ta kuptoni se ku ndodhet papunësia këtu. Diku shemben shtëpitë e banorëve të ngratë, ndërsa dikush tjetër merret me ndërrimin e bravave të selisë së partisë. Partia në pushtet, vazhdon të jetë parti shtet. Tek Kryemistri e mban veten si piktor të mbaruar, populli lutet që qëveria e tij të jetë “ekspozita” e fundit dhe gënjeshtrat e tij, të jenë një fundvjeshtë edhe pse e vonuar. Një nga problemet e mëdha të shoqërisë tonë shumëkush thotë që është mosgjetja e indentitet tonë. Dikur kështu mendoja edhe unë. Mirëpo tashmë ky më duket një problem i tejkaluar. Më duket bukur të kemi një larmishmëri kulturore edhe pse jemi një vend i vogël relativisht. Por i vetmi identitet që s’kemi arritur ta kuptojmë, por që na përket neve, temperamentit tonë të ndryshuar në kohën e monizmit, është që ne jemi një popull i djathtë. Kur ta kuptojmë këtë, ndoshta atëherë shum gjëra do të ndryshojnë për mirë. Ky nuk është veç një mendim politik. Po gjithsesi, çdokush nga ne e di vetë më mirë. Mua s’më ngelet gjë tjetër, veçse ti them në mbrëmje vajzës që dua, që në këtë qytet ku vendosen fatet e vendit tim, të nesërmen para se të hapet dritarja e parë, para se të çelet dera e parë, para se të hapet kafja e parë, hapma ti zemrën mua, më duaj, sepse unë asgjë tjetër s’po mundem më të dashuroj. Unë habitem me njerzit e këtij vendi që, gjithë ditën rrinë nëpër kafe dhe nuk reagojnë për padrejtësitë që ju bëhen. Po kafja a nuk të largon gjumin siç thuhet? Apo mos ndoshta ju është larguar gjumi në këto kohë kur po bëhen revolta të njëpasnjëshme?

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko