Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu ka zhvilluar një vizitë në Kongresin amerikan, ku është takuar me kongresmenë demokratë e republikanë dhe me senatorë.

Mediu bën me dije se biseduan për situatën në rajonin e Ballkanit dhe ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës.

Postimi i Mediut: 

Washington DC

🔹Gjatë vizitës në Kongresin Amerikan pata kënaqësinë të takohem me kongremen demokrat dhe republikan, Senatorin Joe Manchin, Kongresmenët Pete Sessions Texas, Tracy Mann Kansas, Ben Celine Virginia, Tim Walberg Michigan, Tom Souzzi New York, Jonathan Jackson, Robert Aderholt Alabama me të cilët biseduam për situatën në rajonin e ballkanit, ndërhyrjet e Rusisë dhe Kinës.

🔹Kërcënimi i parë për rajonin e ballkanit është korrupsioni dhe krimi i organizuar. Mos funksionimi i lighit dhe ibstitucioneve demokratike, mungesa e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme.

🔹Rrikthimi tek ndarjet dhe retorikat nacionaliste, kondlikteve të vjetra për qëllime pushteti. Mungesa e reformave dhe zhvillimit ekonomik të cilat kanë krijuar terren për ndërhyrje të aktorëve të tretë si Kina dhe Rusia.

🔹Rrezikun nga sjellja e Serbisë e lidhur me politikën e Rusisë, problemet në Bosnjë nga kërkesa për largimin nga Feserata e BiH e Republika Sërbska dhe rrezikun që mbart ajo

🔹Situata në Kosovë dhe nevoja plr ndërhyrje më aktive nga SHBA në dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë me qëllim final njohjen reciproke të dy shteteve.

🔹Nevoja për një bashkëpunim të fortë të SHBA me vendet e NATOs në Ballkan me qëllim parandalimin e cdo konflikti të mundshëm

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re