Komisioni i Pavarur i Kualifikimit (KPK) shkarkon nga detyra prokurorin i Apelit të Vlorës, Enrik Haxhiraj.

Trupa gjyqësore që kreu procesin e vetingut për prokurorin Haxhiraj kryesohet nga Genta Tafa Bungo, me relatore Pamela Qirkon dhe anëtare Suela Zhegun.

Bëhet me dije se gjatë senacës për vendimin ka qenë i pranishëm vetëm avokati i tij.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit vendosi të shkarkojë prokurorin, pasi ka konstatuar probleme me pasurinë.

Enrik Haxhiraj e ka filluar karrierën në sistemin e drejtësisë në vitin 1989 si prokuror në Prokurorinë e Vlorës.

Në vitin 1992 është emëruar si zv/drejtues po në atë prokurori dhe për periudhën 1995-1998 ka mbajtur pozicicionin e drejtuesit.

Nga viti 1998 e në vazhdim ai ka punuar për më shumë se dy dekada si prokuror në Prokurorinë e Apelit të Vlorë.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re