Klubi i Dinamos mësohet se ka marrë së fundi një ofertë zyrtare edhe për sulmuesin Luis Kaçorri. I vetmi detaj që është mësuar ka të bëjë me faktin se oferta ka ardhur nga një ekip rus.

Tani mbetet për t’u parë, nëse blutë do ta pranojnë apo jo këtë ofertë. Kaçorri ishte golashënuesi më i mirë i skuadrës sezonin e kaluar, me 9 gola. Edhe në rastin e tij klubi blu me siguri do të kërkojë një shumë të caktuar financiare dhe përqindje kartoni të futbollistit 26-vjeçar, që është nën kontratë, ashtu si Mija.

Edhe pse Dinamo nuk mundi të shkonte në “Final 4” sezonin e fundit, duket se kjo skuadër ka qenë një vitrinë e mirë për lojtarët që kishte në dispozicion, duke parë këto oferta. Vlen të përmendet fakti se blutë kanë në përbërje edhe disa futbollistë të tjerë me kualitet dhe të rinj në moshë, të cilët mund të shiten në të ardhmen. Mund të përmenden emra si Qefalija, Gudiabi, Zabërgja e ndonjë tjetër.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re