I ftuar  në Panorama TV, analisti Leonard Olli, ndër të tjera foli edhe për protestat e mundshme kombëtare të opozitës, pasi prej ditësh po mblidhen poshtë banesës së ish-kryeministrit, Sali Berisha.

Olli tha se partitë politike, sidomos ata që janë në parlament, betejën duhet të bëjnë në parlament dhe pasi protestat organizohen nga pjesë të shoqërisë civile dhe jo nga partitë.

“Personalisht hyjë te ajo pjesë e njerëzve të angazhuare edhe politikisht edhe si gazetar edhe  si qytetar që nuk është dakord me konceptin e protestave të organizuar nga  partitë politike.

Opozita është e përfaqësuar në parlament  dhe në këtë moment  ajo ka të drejtën të protestojë dhe të kërkojë llogari aty edhe në këtë situatë.

Mirë apo keq ne kemi një vend, që merr miratimin nga faktori ndërkombëtar. Dhe në rastin konkret faktori ndërkombëtar, e kanë njohur  një qeveri që ka dalë nga zgjedhjet e 2021.

Kur themi protestë , duhet një kauzë dhe kjo ndryshon nga tubimi. Protestat janë formë reagimi i një  pjesë të shoqërisë që organizohet nga shoqata të ndryshme.

Partitë e tjera që nuk janë në parlament, mund ta përdorin protestën për fuqizimin e tyre.

Kjo zbehje e pjesëmarrjes së njerëzve në tubime ka ardhur si rezultat i vrasjes së institucionit të protestë” tha Olli.

Rezoluta e PE

Ditën e djeshme (22 janar) Parlamenti Evropian miratoi rezolutën për Shqipërinë. Sipas analistit Olli, ky është një udhërreëfyes për opozitën, për të zgjedhur mënyrat e duhura për të bërë aksionin e saj.

“Ka dy momente kryesore që lidhen ngushte me  atë që po thonin me herët, që lidhen me formën se si ne duhet t’ia bëjmë të qartë ndërkombëtarëve situatën në vendin tonë.

Është udhërrëfyes, për opozitën për zhvillimin e aksionit të asaj për t’i kërkuar llogari qeverisë.

Një bashkëpunim i opozitës me faktorin ndërkombëtar do të ishte me rezultative, por për fat të keq opozita  ka humbur shumë kohë me veten e tyre.

Mënyra për t’i treguar qytetarëve se sa keq po qeverisemi është shumë e gjera se sa protestat”, shtoi ai.

Normalitet në Kuvend

Kuvendi prej disa muajsh për shkak të aksionit të opozitës nuk po funksionon normalisht dhe normalitetin në të, do ta sillte një bashkim i opozitës me anë të ngritjes së grupi pune.

“Unë mendoj që të ndodhë kjo, duhet që ata grupimet në parlament që kanë dalë nga PD, të heqin dorë nga sulmi ndaj njëra – tjetrës dhe nëse ky sulm është vendim i pakthyeshëm, duhet që njëra palë të marrë guximin për t’u bashkuar në parlament.

Nëse faktori ndërkombëtar, do të vijë dhe do të bisedojnë, më kë do të bisedojnë, do bisedojnë më 7 pjesë të opozitës? Duhet të ngrihet një grup pune që të takohet me ndërkombëtarët.

Nuk bëhet asnjë gjysëm  hapi përpara, po nuk ia hap rruga një dialogu që do të përfaqësonte opozitën” theksoi Olli.

Kritikat e Ramës ndaj BE-së

Kryeministri Rama, gjatë fjalës së tij në Shkup, ku mori pjesë në mbledhjen e liderëve të Rajonit, akuzoi BE, për mos trajtim të njëjtë vendeve. Analisti Olli tha se ky është një humor i zi dhe se një jo anëtar i NATO nuk mund të trajtohet njëjtë me një vend anëtar.

“Mbasi ne paskemi bërë për notën 20 detyrat e shtëpisë, gjejmë edhe forcën për të kritikuar monitoruesit tanë.  Më duket një humor i zi.

Nuk mundet që të bësh krahasimin e Shqipërisë me një vend anëtar të BE.

Ne e dimë shumë mirë që në BE falen lekë, BE krijon projekte dhe kryeministri i Shqipërisë kur të bëjë këtë kritikë, minimalisht duhet të paraqesë projekte, kanë marrë miratimet nga pjesa teknike, por nuk janë  aprovuar.

Ndërkohë që ne vjedhim edhe ato fonde që na vijnë nga BE” përfundoi ai.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re