Sokol Brahaj është përkthyesi shqiptar pas emrave të njohur të politikës turke. Ai njihet si mësuesi i parë i gjuhës shqipe në Ministrinë e Arsimit Turk.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, Brahaj tregoi historinë e jetës se si kishte nisur karrierën në Turqi dhe se si ndihet sot pas kaq shumë vitesh.

Kam 24 vite që merrem me përkthimet e lartëve, shtetërore dhe private, edhe akademike. Vetë mosha ime, si trazirat e 1997 si  çdo familje kërkonte që të ruante fëmijët e vetë, kalamanjt e vetë t’i shkollonte.

Më pëlqen shumë si vend, nuk e ndjej veten jabanxhi, edhe pse jam martuar me një vajzë me origjinë shqiptare, edhe para martese dhe pas martese, asnjëherë turqit nuk më thonë që jam jabanxhi. Unë jetoj në Izmir dhe kryetari i bashkisë këtu është me origjinë shqiptare, është nga Kosova”, tha ai.

Më tej, Brahaj foli edhe për refuzimin që kishte bërë liderit turk Erdogan, duke pranuar ofertën e opozitës.

“Normalisht kishte një propozim nga partia opozitare turke, por unë u mendova për një kohë të gjatë dhe vendosa të kaloja nga ana tjetër. Plus politikat dhe unë e shoh veten time më shumë aty, zoti kryetar më ka kërkuar shumë herë të punojmë së bashku, jo vetëm të bëjmë disa punë. Edhe e kemi mik të shqiptarëve”, u shpreh ndër të tjera ai.

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re