Reshjet e dendura të shiut gjatë natës kanë sjellë probleme në Vlorë.

Si pasojë e reshjeve është rritur niveli i Vjosës në kuotat mbi 6.3 m mbi nivelin e detit duke shkaktuar përmbytjen e një pjese të pazarit pranë urës së Mifolit.

Prefekti i qarkut Vlorë, Flamur Mamaj në një prononcim për mediat tha se situata në Vlorë është e qetë. Ai tha se do të mbajë situatën nën vazhgim.

Mamaj theksoi se ndonëse ka ngritje të kuotave në Vjosë, Selenica nuk është përmbytur. Ai theksoi se sot do të mbajnë edhe mbledhjen e shtabit të emergjencave.

“Sot situata në Vlorë është e stabilizuar. Situata në Përmet dhe Memaliaj është e qetë. Situata edhe këtu në urën e Mifolit do të stabilizohet të paktën për 12 orët e ardhshme. Do ta mbajmë situatën në vëzhgim dhe kushtet e motit do të përmirësohen”, tha ai.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re