Komisioni i Venecias u ka vendosur palëve disa afate para publikimit të opinionit. Sipas Komisionit të Venecias, mësohet se data 13 mars është afati për autoritetet që të dorëzojnë komentet e tyre përfundimtare për çështjen e emërimit të anëtarëve në Gjykatën Kushtetuese.

Po ashtu mësohet se, para datës 19 mars duhet bërë përgatitja nga raportuesit për një version të rishikuar. Ndërkohë mësohet se, data 20 mars, ora 12:00, është afati për komente finale, anëtarët zëvendësues mund të komentojnë në vend të anëtarëve. Nëse nuk ka asnjë koment deri më datë 20 mars, opinioni është miratuar.

Nëse deri më 20 mars, ora 17:00, komentet janë marrë dhe bëhet qarkullimi nga presidenti në emër të raportuesve mbi propozimet finale për amendamente dhe kërkesa nga presidenti për një marrëveshje finale nga anëtarët. Raporti përfundimtar do të publikohet në 22 mars.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re