Në një kohë që brenda dhe jashtë parlamentit kishte tensione dhe përplasje, ministri i Brendshëm, Taulant Balla bëri thirrje për distancim nga ata që siç tha ai “djegin goma dhe bllokojnë foltore”.

“Dua t’ju informoj se kemi marrë në konsideratë edhe propozime që kemi ardhur nga opozita nëse vijnë në rrugë zyrtare dhe jo duke pushtuar foltoristët foltoren. Meqe jemi në një ditë historik ju ftoj që të distancoheni nga ata që pushtojnë me dhunë foltoren dhe djegin goma apo nga ata që janë shpallur non grata nga SHBA falë të cilëve festojmë sot  D-Day”, tha Balla.

Në fjalën e  tij, Balla foli edhe për Projektligjin “Për disa shtesa dhe ndryshime “Për gjendjen civile””, të ndryshuar.

“Sot plotësojmë gjithë këtë paketë ndryshimesh që lidhet me revolucionin dixhital që ka sjellë edhe një ndryshim rrënjësor. Një prej objektivave kryesore ka të bëjë me synimin tonë për të përmirësuar shërbimet publike. Gjithë ky revolucion dixhital shoqërohet edhe me përmirësimin e kuadrit ligjor. Ofrimi i këtij shërbimi i vjen në ndihmë edhe shqiptarëve që jetojnë jashtë territorit. Miratimi i këtij akti do të institucionalizoje edhe veprimtarinë e nëpunësve konsullore, si nëpunësit e zyrave të gjendjes civile sot”, tha Balla.

Më tej ministri i Brendshëm u shpreh:  Do të kërkojë vëmendjen e kolegëve deputetë lidhur me faktin që sot është një ditë e shënuar për mbarë Evropën. Bëhet fjalë për 80 vjetorin e zbarkimit në Normandi të aleatëve, Ishte ky moment historik i 6 qershorit 1944 që shënoi edhe fillimin e fitores mbi tiraninë naziste. I takon kuvendit që këtë moment historik të kujtojë solemnisht para votimit me një minutë heshtje në nderim të atyre dëshmorëve.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re