Deputeti i Partisë Demokratike, Tritan Shehu në interpelancën e kërkuar nga vetë ai me ministren e Shëndetësisë, Albana Koçiu  për pr.ligjin e shëndetit riprodhues, tha ndër të tjera se pas këtij ligji qëndrojnë interesa dhe qëllime të tjera, që lidhen me sponsorë të ndryshëm.

Shehu shtoi se këtu qëndron një grup që kërkon ta kthejë vendin tonë në një treg ndërkombëtar uterusesh dhe fetusesh.

Ai shtoi se në vendin tonë ky trafik organesh po realizohet ilegalisht nën hundën e ministrisë dhe kjo e fundit tanimë po kërkon ta legalizojë.

Shehu: Bëtë vetëm lojëra fjalësh. Ju iu shmangët cdo përgjigj direkte për strategjitë dhe objektivat për një çështje kaq të rëndësishme, shumë më tepër se mjekësore.

Këtu ka të tjera interesa dhe qëllime, sponsorë të ndryshëm. Në njërën anën qëndrojn grupe që kërkojnë ta kthejnë vendin në një treg ndërkombëtar uterusesh dhe fetusesh, gjë që është qartësisht e shprehur në materialin tuaj. Ju atje përcaktoni qërtësisht metodikën kontraktuale të procesit si dhe gamën e përfituesve të metodës së uteusve me qira që përdorni ju si term, për shqiptarë dhe të huaj.

Ky lloj trafiku organesh po realizohet ilegalisht në vendin tonë, në hundën tuaj dhe ju doni ta legalizoni atë tashmë.

 

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re