Presidenti i Partisë Popullore Evropiane (EPP) të qendrës së djathtë, Manfred Weber, teksa ka shpaluur fitoren e tij i ka bërë thirrje kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit francez Emmanuel Macron, që të mbështesin Presidenten e Komisionit Ursula von der Leyen për një mandat të dytë.

“Pres që Olaf Scholz të bëjë të qartë se ai mbështet fituesin e zgjedhjeve, konkretisht Ursula von der Leyen. E njëjta gjë vlen edhe për Emmanuel Macron, si president i Francës, por mbi të gjitha si politikani më i fortë në familjen e partisë liberale në Evropë”, tha Weber gjatë një interviste televizive me transmetuesin publik ZDF.

Kjo deklaratë vjen pak pasi president Macron shpërndau parlamentin francez për humbjen e partisë së tij centriste nga e djathta ekstreme në votime.

Megjithëse Partia Popullore Evropiane (EPP) e qendrës së djathtë të von der Leyen parashikohet të bëhet grupi më i madh i vetëm në Parlament pas zgjedhjeve me 186 vende, sigurimi i një mandati të dytë mund të jetë  i vështirë  për Presidentin aktual të Komisionit.

Mos mbështetja e von der Leyen do të kërcënonte stabilitetin e BE-së, tha Weber.

“Çdo gjë tjetër do të çonte në paqëndrueshmëri të madhe politike në Evropë dhe unë paralajmëroj kundër kësaj. Kjo është arsyeja pse tani kemi nevojë për qartësi nga palët e tjera shpejt’, theksoi ai.

Katarina Barley, kandidatja kryesore e Partisë Social Demokratike të Gjermanisë (SPD) nga ana e saj kërkoi garanci.

“Ne jemi në dispozicion për bisedime … por siç thashë, ne kërkojmë garanci se nuk ka ekstremistë të krahut të djathtë në bord,” i tha ajo për ZDF.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re