Opozita është e vendosur për të mos bërë asnjë hap pas në 6 dhjetor, kur në Tiranë do vijnë liderët e BE.

 

PD dhe Partia e Lirisë kanë theksuar se do zbresin në shesh, pavarësisht vendimit të policisë për refuzim të kërkesës së tyre.

 

Edmond Panariti, në një lidhje live me studion e lajmeve në Vizion Plus tha se opozita është në të drejtën e saj kushtetuese për të protestuar dhe se qëllimi i tyre është të tërheqin vëmendjen e liderëve europianë për regjimin që Panariti e cilësoi si autokratik.

 

“Opozita është në të drejtën e saj për të protestuar ndaj një regjimi autokratike që po abuzon me liritë individuale dhe ekonomike.

 

Opozita është në të drejtën kushtetuese për të protestuar dhe për të tërhequr vëmendjen e liderëve europianë”, tha Panariti.

 

Panariti shprehet i bindur se në 6 dhjetor nuk do të ketë asnjë incident.

 

Sipas tij, protesta do jetë paqësore dhe do ngrejë problemet aktuale me të cilat po përballet vendi.

 

“Policia nuk ka asnjë aryse për tu ndeshur me një protesë që është deklaruar që do jetë paqësore. Protesta do ngrejë problemet akute dhe ekzistenciale.  Nuk shikoj asnjë motiv që policia të jetë e interesuar për incidente. Protesta do jetë paqedashësem, e qetë.

 

Protesta nuk është ndaj personaliteteve, por ndaj qeverisë, që ka vendosur një diktaturë.

 

Ne nuk do rrimë indiferent ndaj shtypjes së lirive, ndaj rritjes së arrogancës në ekstremet e saj. Opozita i bën apel qytetarëve që të reagojnë ndaj kësaj fryme, ku sundohemi nga një parti e vetme, e cila kontrollon gjithë jetën politike dhe ekonomike të vendit. Protesta e opozitës synon të ndalë këtë vrull që është kthyer në rrezik”, tha Panariti.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re