Prokuroria e Tiranës ka sekuestruar pasuritë dy vëllezërve të vendosur në hetim për hapjen e qendrave të masazhit, ku ushtrohej shfrytëzim prostitucioni.

Dy vëllezërit Mario Roshi, dhe A. Roshi, u arrestuan në shtator 2020 për veprën penale të “Mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostuticioni”.

Dyshohet se si administratorë  të qendrave të masazhit, pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore, ata i detyronin që të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës.

“Nga hetimet rezultoi se shtetasi M.R. dhe familjarët e tij zotërojnë shuma parash të çelura në bankat e nivelit të dytë, në emër të tyre dhe të familjarëve të tij, shuma këto të cilat mund të jenë me prejardhje nga aktiviteti i tij kriminal”, njoftoi policia.

Nga hetimet ka rezultuar se Mario Roshi në bashkëpunim me vëllanë e tij, kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”  e kryer në bashkëpunim dhe dyshoet se në këtë skemë janë përfshirë edhe babai dhe bashkëshortja e tij.

“Ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi M. R., si dhe familjarët e tij, paratë e dyshuara si të përftuara nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm të mbajtjes së ambjenteve për shfrytëzim prostitucioni, për të cilën provohet se edhe eshtë dënuar shtetasi M.R., i kanë investuar në blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si formë e pastrimit të produkteve të veprës penale”, informon Prokuroria.

Pronat e sekuestruara:

– Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 34 m2, nr. 2/211+8-57/1, ZK 8250;

– Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 106.4 m2, rr. “Hoxha Tahsin”;

– Pasuria e llojit “Post Parkimi” me sipërfaqe 41.2 m2, Tiranë;

– Automjeti “Benz 250 D”;

– Automjet “Volkswagen”;

– Automjet “Skoda Octava”;

– Automjet “AUDI A8”;

– Automjet “Smart”; dhe

– Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetasve M.R., K.R., K.R. dhe A.R.

 

 

 

Njoftimi i Prokurorisë:

Prokuroria Tiranë sekuestron pasuritë e vëllezërve nën hetim më parë për hapjen e qendrave të masazhit, me qëllim prostitucioni

Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm, Tiranë kërkon vendosjen e sekuestros preventive ndaj pasurive në zotërim të shtetasit M.R. dhe familjarëve të tij, për veprën penale ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale ose i veprimtarisë kriminale’, parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Nga informacionet e grumbulluara në rrugë operative, në kuadër të procedimit penal nr. 1789, datë 12.03.2021, u siguruan informacione se shtetasi M. R., së bashku me të vëllanë e tij A. R. janë arrestuar në flagrancë dhe me vendim penal nr. 1512, datë 14.09.2020 Gjykata e Rrethit Gjyqwsor Tiranw ka caktuar ndaj tyre masën e sigurisë “Arrest me burgim” për veprën penale të “Mbajtje të lokaleve për shfrytëzim prostuticioni”.

Si administrator të qendrave të masazhit, ata pasi rekrutonin femra për t’i punësuar si masazhatore, i detyronin që të kryenin shërbime seksuale kundrejt pagesës.

Nga hetimet rezultoi se shtetasi M.R. dhe familjarët e tij zotërojnë shuma parash të çelura në bankat e nivelit të dytë, në emër të tyre dhe të familjarëve të tij, shuma këto të cilat mund të jenë me prejardhje nga aktiviteti i tij kriminal.

Nga hetimi i kryer deri më tani plotësohen kriteret për t’u vendosur sekuestro preventive ndaj pasurive të shtetasve M. R., K. R., A.R., si dhe K. R., pasi ekzistojnë indicie dhe prova të mjaftueshme që krijojnë dyshimin e arsyeshëm se shtetasi M. R. në bashkëpunim me vëllanë e tij, shtetasin A.R., kanë konsumuar veprën penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”  e kryer në bashkëpunim, parashikuar nga neni 287, paragrafi i dytë i Kodit Penal. Në këtë skemë dyshohet se janë përfshirë edhe babai dhe bashkëshortja e tij.

Nga hetimi i kryer deri më tani, ekziston dyshimi i arsyeshëm se shtetasi M. R., si dhe familjarët e tij, paratë e dyshuara si të përftuara nga ushtrimi i aktivitetit të paligjshëm të mbajtjes së ambjenteve për shfrytëzim prostitucioni, për të cilën provohet se edhe eshtë dënuar shtetasi M.R., i kanë investuar në blerjen e pasurive të luajtshme dhe të paluajtshme, si formë e pastrimit të produkteve të veprës penale.

Për këto arsye, në bazë të nenit 274 të Kodit të Procedurës Penale Prokuroria kërkon sekuestrimin e pasurive të mëposhtme:

– Pasuria e llojit “Njësi”, me sipërfaqe 34 m2, nr. 2/211+8-57/1, ZK 8250;

– Pasuria e llojit “Apartament” me sipërfaqe 106.4 m2, rr. “Hoxha Tahsin”;

– Pasuria e llojit “Post Parkimi” me sipërfaqe 41.2 m2, Tiranë;

– Automjeti “Benz 250 D”;

– Automjet “Volkswagen”;

– Automjet “Skoda Octava”;

– Automjet “AUDI A8”;

– Automjet “Smart”; dhe

– Vendosja e masës së sigurimit pasuror “Sekuestro preventive” ndaj llogarive bankare të shtetasve M.R., K.R., K.R. dhe A.R.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re