26 shtator Në qytetin e Beratit vijon projekti i rigjenerimit urban të lagjes muzeale Goricë, duke bërë të mundur kthimin e saj në një nga lagjet më të bukura në Shqipëri.

Etleva Dhima, drejtore e Projekteve pranë bashkisë Berat, tha për ATSH-në se “aktualisht ka përfunduar ndriçimi dekorativ i Urës së Varur të Goricës, duke e integruar atë natyrshëm me lagjet Goricë dhe Mangalem”.

“Ndërkohë po punohet për restaurimin dhe vendosjen e portave në banesat muzeale përgjatë pedonales në Goricë dhe gjatë rrugicave të lagjes”, tha Dhima.

Dhima vuri në dukje se “projekti për rigjenerimin urban të lagjes muzeale Goricë përfshin sistemimin e gjithë infrastrukturës nëntokësore, sistemin e ujësjellësit dhe kanalizimeve dhe rehabilitimin e shëtitores buzë lumit Osum, duke krijuar mbrojtjen nga përmbytjet e lumit dhe përmirësimin e imazhit të lagjes”.

“Pjesë e projektit është edhe zgjerimi i shëtitores dhe trotuarëve. Ky projekt do të bëjë të mundur që zona të rivitalizohet duke nxitur krijimin e njësive tregtare me fokus turizmin, dyqanet e suvenireve, apo dhe njësive akomoduese në Goricë, të nxitura edhe nga restaurimet e banesave të kategorisë së parë”, theksoi Dhima.

Parkingu, vijoi ajo, i cili do ofrohet në Goricë, ka vlerë të shtuar për zonën, duke ofruar këtë shërbim të munguar për bizneset turistike ekzistuese dhe për ato që po lindin, si dhe lehtësim për fluksin turistik.

Pedonalja përgjatë Lumit, e ka kthyer Goricën në një vend shumë atraktiv për banorët dhe vizitorët e shumtë, duke krijuar mundësi për ecje, vrapime dhe aktivitete relaksuese përgjatë mbrëmjeve.

Projekti zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit, financuar nga Programi për Zhvillim të Integruar Urban dhe Turistik në Shqipërinë e Jugut, me financim të Bankës Botërore.

Lagjia Goricë është emblematike për qytetin e Beratit. Në shek. XVII kjo lagje numëronte rreth 200 shtëpi, ndërkohë pamjet e sotme arkitektonike të banesave, ashtu si edhe dy lagjet e tjera, u janë nën­shtruar rindërtimeve të thella pas tërmetit shkatërrimtar të vitit 1851.

Disa banesa dhe porta, në ballin e tyre mba­jnë pikërisht datimin e kësaj periudhe rindërtimi, pra, të gjysmës së dytë të shek. XIX.

#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/ura-e-varur-1.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/ura-e-varur-1-1.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/ura-e-varur-2.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item4 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/ura-e-varur-3.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item5 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/ura-e-varur-4.jpg) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_3 .td-doubleSlider-2 .td-item6 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2023/09/ura-e-varur-5.jpg) 0 0 no-repeat;
}

1 nga 6

/k.s/r.e/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re