Pas 3 vjetësh, rishfaqen problemet në pallatin 5-katësh në lagjen “Punëtori” në Gjirokastër.

Sipas banorëve ka shkarje të tokës në pjesën e poshtme dhe çarje të betonit. Prefekti i Gjirokastrës Odise Kote, strukturat dhe kryetari i bashkisë, Flamur Golemi kanë marrë shqetësimin e banorëve dhe ndodhen aty për të parë situatën së bashku me një inxhinier.

Janë rreth 15 familje që banojnë në këtë pallat 5-katësh, pranë të cilit ka pasur rrëshqitje toke nga shirat e ditëve të fundit .

Rrëshqitja e dherave në Gjirokastër në fillim të vitit 2018 bëri që banorët të braktisin pallatin që rrezikonte të shembej.

Aso kohe, shkak për rrëshqitjen e dherave në lagjen “Punëtori” u pretendua se janë bërë disa gërmime pranë një objekti dykatësh.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re