Kutalli, Berat – Bujari është një nga mijëra fermerët e zonës që jetojnë me serat, ku ai mbjell dy herë në vit dhe sot falë edhe mbështetjes sonë direkte financiare, ai prodhon e fiton më shumëBujari është pjesë e rrjetit të organizuar që përmes kompanisë Tomato-AL eksporton prodhimet tij bashkë me 1500 familje fermere të tjera, drejt tregjeve europianePasionin për bujqësinë, Bujari ia ka trashëguar edhe nipit të tij, vetëm 20 vjeç, me ambicien për të rritur më tej fermën, prodhimin, fitimin, duke ndjekur shembujt kuptimplotë të punës që bëhet në fshat

Gepostet von Edi Rama am Montag, 10. August 2020

10 gusht -Bujar Hajdari është një nga mijëra fermerët e zonës Kutalli, në Berat që jetojnë me serrat, ku ai mbjell dy herë në vit.

Kryeministri Rama duke publikuar pamje nga serrat e mbjella ku Bujari punon shprehet se, “sot falë edhe mbështetjes sonë direkte financiare, Bujari prodhon e fiton më shumë. Bujari është pjesë e rrjetit të organizuar që përmes kompanisë Tomato-AL eksporton prodhimet tij bashkë me 1500 familje fermere të tjera, drejt tregjeve europiane”.

“Pasionin për bujqësinë, Bujari ia ka trashëguar edhe nipit të tij, vetëm 20 vjeç, me ambicien për të rritur më tej fermën, prodhimin, fitimin, duke ndjekur shembujt kuptimplotë të punës që bëhet në fshat”, tha Rama.

Bujari tregon se serrën e ka prej 15 vitesh dhe prej 2-3 vitesh ka ndryshuar plastmasët e serrës për të cilat ka marrë subvencione.

“Këtu prodhoj 2 herë në vit. Sezonin e parë e mbjell me sallator. Bëhen rreth 650 kuintalë në 3 dynym e gjysmë që kam unë. Dhe e shes tek Fatosi me të cilin kam kontratë. Nuk besoj se ndonjë fermerë ankohet që s’ka ku e shet prodhimin. Prodhimi është shitur”, tha Bujari gjatë bashkëbisedimin me drejtoreshën e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca.

Nipi i Bujarit ka aplikuar në një projekt të IPARD-it. Ai shprehet se është student në Administrim Biznes dhe i është futur bujqësisë. 20-vjeçari që po ndjek hapat e xhaxhait të tij tregon se që i vogël shihte që xhaxhai i tij merrej me bujqësi, prodhonte, dhe mendoi që t’i futej dhe ai kësaj rruge.

“Mendoj që të ndërtojmë sera moderne në 16 dynym tokë”, tha ai.

Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë për Zhvillim Bujqësor dhe Rural, Frida Krifca u shpreh se, “dëshiroj shumë të shoh brez të ri që është i apasionuar dhe i frymëzuar nga ky sektor. Dhe në fakt ne po e shohim dita ditës”.

“Ne në momentin që bëhemi anëtarë të Bashkimit Europian, çdo fermerë për tokën që prodhon, do të marrë mbështetje sipas kuotave të Bashkimit Europian. Ky “provim” që ne po kalojmë tani me menaxhimin dhe administrimin e programit IPARD, duke mbështetur fermerët në mënyrën sesi ato të bëjnë aplikimet, të administrojnë procesin e aplikimeve dhe marrin financimin, do t’i bëjë fermerët e gatshëm, me njohuritë e duhura për të përfituar më vonë nga kjo mbështetje direkte”, tha Krifca.

Ajo shtoi se, “është shumë optimistë fakti që ne në programin IPARD 3, pra kur të fillojmë programin tjetër dhe do të mbarojmë punë me këtë, parashikojmë që të dyfishojmë kërkesën për fond. Pra nga 94 të shkojmë diku tek 160 milionë euro, t’i kërkojmë Bashkimit Europian. Sepse fermerët shqiptarë janë në gjendje t’i përthithin këto fonde”.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re