Nga: Alban Gorishti

J. J Rousseau dhe Voltaire thonë se feja e parë ka lindur nga gënjeshtrat. Sipas tyre disa njerëz dhelpërake, të shkathët, për të vënë sundim mbi disa fise nën parullën e sistemit religjoz përmes disa sofisterive që arriten ti bëjnë të pranuara për njerëzit, i realizuan synimet e veta (pra arritën të sundojnë mbi ato fise). Sipas Marksizmit feja është një institucion i superstrukturës, mendimin fetar e përkufizon si opium përmes të cilit klasat sunduese në të kaluarën i kanë shtypur klasat e ulta. Për ta paralel me ndryshimin e infrastrukturës, mjeteve dhe marrëdhënieve prodhuese ndryshon edhe struktura e fesë. Sipas Marksizmit në shoqërinë komunale feja nuk ka ekzistuar…. po ashtu sipas tyre edhe në shoqërinë komuniste që do vijë nuk do të ketë.

Por le të nisemi fillimisht nga një premisë tjetër . Çfarë do të thotë mëkëmbja për muslimanet që jetojnë në periferi të botes muslimane? A mos e harruan vallë muslimanët e sotëm se historia post komuniste e Ballkanit është e spërkatur me gjakun dhe vuajtjet e muslimanëve. Njerëzit përballë politikës dhe interesit personal në këtë aspekt janë të “shumngjyrshëm” . Kështu pra disa besojnë se politika me kompromiset dhe marrëveshjet  e saj do ta zvogëlonte pastërtinë e supozuar të Islamit. Të tjerët mendojnë se politika  përmban thjesht teka të thata dhe moda afatshkurtra, në krahasim me të vërtetën e  amshueshme të supozuar të Islamit, e cila në fakt ka nevojë për vëmendjen e pandarë të njerëzve.

Është një domosdoshmëri ekzistenciale, ekonomike që me rritjen e numrit  të pjesëtarëve në një familje domosdoshmerisht ka për t’u zhvilluar nevoja për emigrim. Kështu ndodhi edhe me bashkësitë e para njerëzore pas Ademit ,pasi pas bashkësisë se parë lindën bashkësi të reja të cilat për shkak të nevojave, rrethanave, kushteve etj, e braktisën vendlindjen  e etërve duke emigruar në krahina të reja ku do të gjenin toka për të punuar dhe kafshë të ndryshme për të  siguruar ekzistencën e tyre materiale . Është interesante në (shura 11) ku Allahu tregon : Ai është krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t’ju shumojë. Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikues” , se shprehja origjinale e cila është “jedhreukum” (ashtu që t’ju shumojë) në vetvete ngërthen foljen e cila është në kohën e tashme që do të thotë se krijimi është permanent edhe sot, pra i vazhdueshëm për cdo kohë. Po ashtu permanent është edhe sot dëshira e njerëzve për të sunduar “toka” të reja ca nga nevojat më jetësore por ca edhe për egot e pangopura njerëzore. Mirëpo në botën globaliste ky rrjet “nevojash” pak ekzistenciale ndërlikohet edhe më tepër nga ëndërrat e “vizionarit” individualist ,atij që përpiqet medoemos të shpërthejë  furishëm “burimi” i tij dhe të pikojë ngadalshëm ai i tjetrit . Realisht nuk dua të futem këtu në analizat filozofike  tek  problematikat e lidhjes së botës së shpirtrave me atë ndijore ,por prej qëllimeve që dua të potencioj në këtë shkrim është edhe ai ku : Caktimi i rregullit është diçka, ndërsa keqzbatueshmëria e saj është një çështje tjetër. Ndaj edhe pse Islami është i qartë dhe metodologjik për mënyrat ,arsyet dhe mjetet sesi arrihet fitoja dhe ngadhënjimi socialo ekonomik kjo sdo të thotë që muslimanët janë mbartës të zellshëm të kësaj qartësie . Realisht shoqatizmi i Islamit i ka shfaktorizuar elementët e vlefshëm prej muslimanëve brenda një shoqërie .Vullneti për të krijuar një intelektual të pavarur nga njerëzit por të varur vetm tek Allahu bie ndesh me parimet e shoqatave . Talentet e pazbuluara kanë për të ngelur “jetim” nën shkëlqimin e të preferuarve besnik “të dorës që jep “  ,të atyre që i kanë bllokuar shumëçka prej mundësive për ti rritur këto talente ashtu si njëmend kërkon sheriati ynë .                                                                     

 Më ka bërë përshtypje keqkuptimi që ndodhi në mendjen e shumë njerëzve si pasojë e disa diskutimeve midis Ebu Bekrit dhe Fatimes vajzës së profetit alejhi selam  pas vdekjes së tij ,ku Ebu Bekri si halif i muslimanëve këmbënguli në mos dorëzimin e trashgimisë së profetit alejhi selam Fatimes dhe pasardhësve të tjerë  ,dhe kjo pas një argumentimi të saktë të këtij refuzimi  . Gjithsesi disa transmetues të kësaj ndodhie këtë  diskutim e përcollën si ftohje dhe inat të Fatimes ndaj Ebu Bekrit  . Ndërsa disa të tjerë  shkuan edhe më tepër duke futur idetë e tyre Shiite dhe e shndëruan këtë  mendim të transmetuesve si armiqësi ndërmjet tyre  . Muhallabi na e sqaron mirë këtë ndodhi  ,ai përcjell nga el Ajni fjalën se   asnjë transmetues nuk ka thënë se ata janë takuar dhe nuk e kanë përshëndetur njëri tjetrin . Ajo qëndroi në shtëpinë e saj (pasi nuk kishte arsye të tjera të takonte Ebu Bekrin)  dhe transmetuesi e përshkruan këtë si ftohje të marrëdhënieve (shmangie) “ Ibrahim Ali ,Abatil jexhib en temha min et-tarih 108 . Kështu që një replikë e thjeshtë midis dy sahabëve u kthye arsye për një doktrinë si ajo shiite për të armiqësuar Ebu Bekrin . Pas 6 muajve nga vdekja e profetit alejhi selam edhe Fatimja ndërroi jetë por për disa ky konflikt është i gjalë edhe sot pas 1400 vitesh ,ngjashëm bëjnë edhe disa njerëz ku në emër të një interesi apo një fjale të thënë ngrenë çështje të paqëna për të mbrojtur OJf në e tyre në interesa shumë të ngushta personale ,ashtu siç bënë shijat kur ky “konflikt” u interesonte për luftën që kishin ndërmend të organizonin ndaj themeleve të fesë.

Rregulli për dallimin e të vërtetës nga gënjeshtra në të hulumtuarit e informatave në bazë të së mundshmes dhe të së pamundshmes do të thotë të reflektojmë mbi  bashkësinë njerëzore,e cila është kulturë, civilizim dhe makro shoqëri si dhe t’i dallojmë gjendjet që i përkasin esencës së saj, gjë  të cilën kërkon edhe vetë natyra e saj, nga ajo që është aksidentale dhe që për këtë shkak  duhet të anashkalohet . Nëse këtë e bëjmë, për ne do të ekzistojë rregulli për dallimin e së vërtetës nga gënjeshtra – në informatën (historike) – dhe të folurit të vërtetë nga gënjeshtra me procedurë të dëshmimit e cila nuk lë vend për dyshim. Thënë këtë duhet pranuar se gjatë vëzhgimit të raporteve ndërnjerëzore ka një tendencë permanente të shoqërive dhe njerëzve që të marrin nga njëri tjetri atë që i konvenion më shumë ,ndërsa shpesh herë ajo që konvenion është më e keqja e karakterit të tjetrit . Kështu edhe një sy jo fort i stërvitur mundet të konkludojë disa përfundime nga vëzhgimi në teren i sjelljes së individëve të ndryshëm në krijimin e disa OJF-ve . Nuk po flas për fillimin e tyre pasi fillimet janë gjithmonë parimor dhe karizmatik ,por për vazhdimësinë në rrugën e nisur fillimisht . Ndërsa më pas shumë nga këto shoqata i kaplon dëshirat premordiale të “primatit” të tufës për tu vetëfaktorizuar dhe për të lënë në hije argumentimet fillestare  të një diskursi që për kohën gati sa “lidhi qiellin me tokën” .Njeriu sipas natyrës është qenie ‘politike’, do të thotë,se nuk mund të jetë pa shoqëri,ndërsa shtimi i pafrenueshëm i OJF-ve në shoqëri tranzicionale si ajo jona është simbolikë e qartë e rënimit moral dhe kulturor të një shqërie . Ndërsa disa të tjerë maksimat populiste si ajo ku thotë se njeriu pa bashkim me të tjerët është i ngathët, madjei paaftë të rrojë , i përdorin si karburant për diskuset e tyre propagandistike , proces që më ngjason me personin që e kthen makinën me dy lloje karburantesh për mos të thënë me tre ndërsa realisht ai përdor vetëm një të tillë . Kështu me marrjen e mjeteve financiare në duar të fuqisë relative, bota mori karakterin e nënës për dikë, kurse të njerkës për dikë tjetër. Dhe e keqja ndodhi me faktorin Islam brenda shoqërisë tonë ,ai u shfuqizua –shfaktorizua ,nuk them se OJF-të ishin thelbi i këtij shfaktorizimi por mëndësia klienteliste nëpërmjet të cilës ato i imponohen antarëve të vet ishte një nga elementet penguese të bashkimit parimor midis muslimanëve . Sot nëpër krahina  të ndryshme të vendit tonë sigurohen toka të reja për xhami me qëllim marrjen e fondeve dhe jo strukturimin Islam të zonës. Përdoret shumfishimi i Kuranit për të pasuruar 2 apo 3 xhepa të limituar , hapen puse për hir të Zotit por në “kopështin” e tjetrit dhe jo të xhamisë . Etj Etj.

Ata që i qëndruan besnikë fesë së teuhidit pa marrë parasysh ngjyrën, pozitën,interesat etj , formuan një bashkësi, kurse ata që u shmangën nga feja e Allahut formuan një bashkësi tjetër. Ndërsa ndodhi po ngjashëm ne një grupëzim të njerëzve për arsye të tjera nga ato të bashkësisë së parë monoteiste krijimin e formimit të shoqerive në baza interesi, këto të fundit janë iniciativat më të dështuara të cilat e largojnë njeriun nga morali fetar edhe nëse në një pamje të parë duket sikur e afrojnë nëpërmjet aktiviteteve që përmenda më siper. Keshtu pra antropologët e historisë njerëzore thonë se konfliktet e para të cilat i larguan midis tyre njerëzit e këtyre shoqërive nuk ishin të natyres ekonomike por fetare, pra rreth verdikteve hyjnore, ndërsa më pas siç thotë Allahu :Pas atyre erdhën brezni, që e braktisën faljen e namazit dhe ndoqën epshet e veta. Ata do të pësojnë dënimin ….” Merjem 59. Marksizmi e ndan shoqerinë në dy klasa: të fortët që sundojne mbi të dobëtit, ndërsa mendimi OJQ -ist i ndan ato në njerëz qe i shërbejnë fesë dhe njerëz qe i shërbejnë xhepit, kështu që kjo ndarje e fundit brenda shoqatave fetare  ka krijuar një mentalitet mjaft pexhorativ në skemën e përgjithshme të dogmatizimit fetar dhe akoma më tepër në përkeqesimin e stabiliteti të brendshëm të besimtarit të thjeshtë,i cili kur sheh këto fenomene lëkundet edhe më tepër ndoshta deri aty saqë mundet të vendosi në diskutim madje edhe  zgjedhjen e hershme të tyre, adhurimit të pakushtëzuar të Zotit pa kompromise tokësore . Kështu pra ata krijuan “bashkësi” në kundërshtim me ligjin Islam i cili shprehimisht flet se :Bashkimi është rahmet ndërsa përçarja është ndëshkim “

Fatkeqësisht në vend që këto OJQ Islame të lartësonin qëllimet e sinqerta fillestare ato veç se i ka bërë individët që vërtiten rreth tyre ,më egoist ,interesaxhij dhe të paskrupuj . Veti që i gjen rëndom në shoqërinë tonë ,por kurrë sdo më shkonte në mendje ti gjeja edhe përbri individëve të të njëjtit besim . Njerëz që të afrohen vetëm nëse kanë ndonjë interes ,të shohin me kujdes kurrë i afrohesh se ndoshta i prish ndonjë pazar nën rrogoz  ,madje nganjëherë nga ankthet  e brendshme spekulative që pësojnë pyesin të “habitur” se : çdo filani në një x vend por harrojnë që filani banon aty ndërsa ata janë të ardhur. Dikur të flisnin si vëllezër ndërsa sot si “biznesmen”, disa prej tyre janë intelektualizuar vetëm për hir të OJQ që përfaqësojnë . Mendimi shkencor për ta nuk ka aspak rëndësi edhe pse ata spekulojnë shpesh në emër të tij . Një nga shenjat më dalluese të tyre është njerëzia me të cilët ata shoqërohen , nuk është për tu habitur nëse i sheh shpesh në krah të njerëzve me një dëshmi penale pak të qartë . Bashkimi i muslimanëve ka aq më pak rëndësi për ta pasi ky i fundit prish bizneset e tyre pesonale “në lulëzim” e sipër .  Thirrja Islame tashmë duket sikur është vetëm kompetencë që e zhvillojnë vetëm ata dhe askush tjetër ,por realisht nëse ulesh dhe bën muhabet  me ta nuk dëgjon asnjë fjalë të vetme për mënyrat e zgjerimit të kësaj thirrjeje ,por vetëm “sfilatë” arritjesh dhe artikulim arritjesh personale ,ndërsa fundi i bisedës shoqërohet shpesh me shprehje si :“për hir“të  fesë.

Nëse një teolog pyetet nga ana fetare me siguri ai do të të përgjigjet me hadithe dhe komente pozitiviste rreth shoqatave përfshi hadithin kudsi ku Allahu thotë : Unë jam i treti i dy ortakëve (sherikejni –pra nga sherikeh që do të thotë shoqatë) për aq kohë sa ata nuk e tradhëtojnë njëri tjetrin e nëse kjo ndodh atëherë unë largohem(dal) nga ky partneritet midis tyre ” . Thotë Menaviu në Fejdul Kadir (2/308) në komentimin e këtij hadithi : Pra “Unë jam i treti i dy ortakëve”me  mbështetje ndaj tyre si dhe favorzimin me mirësi dhe rritje të aktivitetit të tyre ,për aq kohë sa ndonjëri prej tyre nuk e tradhëton shokun e tij dhe nëse ndokush prej tyre e tradhëton  amanetin e dhënë atëherë unë largohem prej tyre ,pra ua heq bereqetin prej aktivitetit të tyre.”Ndërsa Allahu ka për të qënë gjithmonë me rrobin e vet për aq kohë sa rrobi është në ndihmë të vëllait të vet.Sot pothuajse është bërë modë krijimi i shoqatës ,por unë nuk e kam formuluar këtë artikull për të hedhur poshtë ligjshmërinë e shoqatës por përkundrazi të theksoj problemet e mëdha që vijnë pas përçarjes së muslimanëve . Ndërsa në këndvështrimin personal shoqatat janë veç një shfaqje e kësaj përçarjeje .Allahu thotë : Mos u përçani ashtu që të dështoni dhe t’iu largohet ai ngjyrimi identitar(pra mos të ndihet fare se jeni musliman)”. Deri në 2018 ishin regjistruar pranë gjykatave 7580 shoqata jo qeveritare apo fondacione .Ndërsa sot jemi në një rritje eksponenciale të dis ekulibrit akademiko social , fatkeqësisht prania e këtyre QJQ ve ka futur midis popullit tonë qëllim mirin por edhe qëllim keqin ,të aftin por edhe të favorizuarin nga llogjikat nepotike . Kështu aktiviteti islam sot është fokusuar në planprogamet e OJQ ve të paplanifikuara . Kjo nuk i shton asgjë tjetër atmosferës së përgjithshme veç misionarizmin partiak ,servilizmin ekonomik, mercenarizmin verbal ,imoralitetin doktrinor ,zhbërjen karakteriale  dhe ç’është më e keqja e gjithë kjo situatë është kollaj lehtë e manipulueshme nga organizmat okulte me qëllime anti Islame siç është edhe FETO etj  . Por mos harroni se shumë prej lëvizjeve fetare kanë dështuar sepse nga lëvizje gjithpërfshirëse janë shndëruar në OJF të rëndomta ekonomike ,po ashtu edhe sepse kthesat fetare ishin tepër fetare, ndërkaq kthesat “sociale tepër sociale” ndërsa profeti alejhi selam thotë: Dora e Zotit është mbi partneritetin (çfarëdolloj qoftë ai ) midis besimtarëve për aq kohë sa ata nuk e tradhëtojnë njëri tjetrin”. (Ibn Kudame në el Mugnij 1/5) . Islami nuk mbron barazinë midis individëve dhe shoqatave por mbron shancet e barabarta ,ndërsa në këtë diskurs shoqatat e shumta i kanë zbehur talentet e reja dhe mundësitë e barabarta . Në këtë mes askush mos të mendoj se i bën dobi dikujt veç vetes së vet (kuptohet në këtë botë)por të jetë i bindur se kështu vazhdon ti “bëjë dëm” fesë së tij ,Islamit .

Nëse xheneti ka për të qënë për parimorët e sinqeritetit të vazhdueshëm dhe e punëve në dobi të Islamit dhe muslimanëve ,atëhere le ta “mbylli” jetën e tij ashtu siç edhe e filloi OJQ në e tij . Për këtë tregon Ibn Kajmi se Ebul-Ferexh Ibnul-Xhevziu tha : Ishim tek imami ynë Ebul- Vakt Abdul-Evvel kur ai ishte duke dhënë shpirt, momenti i fundit i yni me të ishte kur ai shikoi në qiell, buzëqeshi dhe tha: “Ah, sikur ta dinte populli im. Për atë se më fali Zoti im dhe më bëri prej të nderuarve!”(Ja sin), pastaj vdiq.

Pikëpamjet dhe opinionet e shprehura në këtë material janë tërësisht të autorit/autorëve dhe jo domosdoshmërisht reflektojnë politikat e Berati.TV.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re