Emmanuel Macron dhe gruaja e tij ishin në qendër të një incidenti me presidentin francez duke u goditur me shuplakë prej saj gjatë një debati të nxehtë midis të dyve.

Çifti, i cili është në turne në Azinë Juglindore, u filmua duke mbërritur në aeroportin e Hanoi-t në Vietnam me avionin e tyre zyrtar.

Pamjet tronditëse treguan profilin e Macron-it përmes derës gjysmë të hapur të avionit. Sekonda më vonë, gruaja e tij Brigitte ngre dorën kundrejt tij dhe duket se e godet në fytyrë. Presidenti francez duket i habitur përpara se t’u drejtohet mikëpritësve, duke i përshëndetur dhe duke u buzëqeshur jashtë.

Pastaj të dy zbresin shkallët dhe Emmanuel përpiqet t’i marrë dorën, por ajo vendos të mos e bëjë. Në vend të kësaj, zonja e parë franceze zgjedh të mbahet pas kangjellave të shkallareve portative të avionit.

Një zyrtar i Elysee mohoi se bëhej fjalë për një debat midis çiftit, me një deklaratë që thoshte: “Ishte një moment kur presidenti dhe gruaja e tij po relaksoheshin për herë të fundit para se të fillonin udhëtimin e tyre, duke qeshur”.

Por ajo që u pa nga e gjithë bota nuk dukej e tillë; më saktë, shumë larg shfaqjeve të tyre të zakonshme të dashurisë gjatë martesës së tyre 18-vjeçare.

Si u takuan Emmanuel dhe Brigitte?

Gruaja e Macron, Brigitte Trogneux, ishte mësuesja e tij e dramës në shkollën e mesme dhe është 25 vjet më e madhe se ai. Ai është 47 vjeç dhe ajo është 72 vjeçe.

Presidenti francez ishte vetëm 16 vjeç kur u betua se do të martohej me Trogneux – një nënë e martuar me tre fëmijë në atë kohë – dhe prindërit e tij madje u përpoqën ta ndanin lidhjen e tyre, sipas një libri.

Historia e pazakontë e dashurisë tërhoqi fort tabloidët dhe revistat franceze, ku u shfaq si një temë kryesore gjatë ngjitjes së shpejtë të Macron në Pallatin Elysée, ku si ai e si ajo kanë reaguar ndaj kritikëve.

Macron, i cili u zgjodh presidenti i pestë më i ri i Republikës në vitin 2017, i ka bërë vazhdimisht vlerësime gruas së tij dhe mbështetjes së saj të palëkundur.

Romanca e tyre lulëzoi ndërsa Trogneux i dha mësime Macron-it kur ky ishte një student 15-vjeçar në kolegjin jezuit në Amiens. Një libër i vitit 2017 tregon se ai sfidoi urdhrat e prindërve të tij për t’i dhënë fund romancës, me babain e tij që i urdhëroi Trogneux të qëndronte larg të birit derisa ai të mbushte 18 vjeç.

Trogneux, e njohur atëherë si Brigitte Auziere, me lot në sy, u përgjigj: “Nuk mund të të premtoj asgjë.”

Në vitin 2016, ajo tha në një dokumentar francez se ai nuk ishte si adoleshentët e tjerë në klasat e saj, raportoi BBC Neës.

Ajo kujtoi se si ai sugjeroi që të shkruanin një dramë së bashku, duke shtuar: “Nuk mendoja se do të shkonte larg. Mendova se do të mërzitej. Ne po shkruanim dhe pak nga pak u mahnita plotësisht nga inteligjenca e këtij djali.”

Në moshën 16 vjeç, prindërit e Macron e dërguan atë në Paris për të vazhduar studimet, por ai u betua se do të martohej me Trogneux, e cila ishte në të 40-at.

Trogneux tha në dokumentar: “Ne telefononim njëri-tjetrin gjatë gjithë kohës dhe kalonim orë të tëra në telefon. Pak nga pak, ai e kapërceu gjithë rezistencën time, në një mënyrë të jashtëzakonshme, me durim.”

Ata qëndruan bashkë, pavarësisht kritikave

Marrëdhënia vazhdoi pasi ai shkoi në Paris, u bë i rritur dhe u diplomua në universitet, dhe përfundimisht kaloi në bankën e investimeve, megjithëse nuk ishte e qartë se kur romanca u zhvillua në një histori të vërtetë dashurie.

Detaje të reja rreth romancës së tyre kanë dalë në dritë në librin e gazetares Anne Fulda, “Emmanuel Macron: I riu perfekt”. Ajo intervistoi Macron, Trogneux dhe të dy prindërit e tij, dhe tha se ata u tronditën kur mësuan se ai po i afrohej mësueses së tij.

Nëna e Macron tha: “Nuk mund ta besonim. Ajo që është e qartë është se kur Emmanuel takoi Brigitte, nuk mund të thoshim thjesht, ‘Kjo është fantastike!’” Më vonë ajo u përball me Trogneux, duke thënë: “A nuk e sheh. Ti kishe jetën tënde. Por ai nuk do të ketë fëmijë me ty.”

Fulda tha se prindërit e Macronit e kanë pranuar që atëherë marrëdhënien dhe nëna e tij e ka përshkruar atë si “të adhurueshme”. /tesheshi.com/

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re
Berati TV Live Kliko