Liqeni i Ulzës vijon të jetë “pritësi” i mbetjeve të ndryshme që nga fillimi i rrjedhës së Lumit Mat në Martanesh e deri në basenin e tij.

 

Mbeturinat që hidhen pa kriter në të gjithë luginën e Matit sa herë ka reshje shirash përfundojnë në liqen që jo vetëm shkaktojnë një ndotje të tmerrshme por edhe një panoramë të shëmtuar të tij.

Mbeturinat që grumbullohen në liqen përfundojnë pranë digës së Hidrocentralit dhe qëndrojnë aty duke mos patur mundësinë të dalin jashtë.

 

Banorët dhe bizneset në Ulëz akuzojnë kompaninë që ka privatizuar këtë HEC pak vite më parë, pasi ka rritur portat e shkarkimit të cilat shërbenin për largimin e mbeturinave.

Të gjithë vizitorët në Ulzës po përballen këto ditë me një liqen të mbushur me mbeturina që në varësi të erës, dalin sa në një vend në një tjetër.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re