Një skandal mund të konsiderohen rezultatet e bëra publike nga auditimi i Kontrolli i Lartë i Shtetit përsa i përket Bibliotekës Kombëtare Shqiptare. Në auditim janë përfshirë periudha nga viti 2016 deri në vitin 2021, duke vënë në dukje mangësi të mëdha si në aspektin e menaxhimit ashtu edhe në aspektin e mungesës së kushteve financiare të nevojshme.

Por ajo që është edhe më skandaloze është fakti që brenda kësaj periudhe, Biblioteka Kombëtare nuk ka bërë asnjë lloj pasurimi të me libra albanobalkanologjikë, duke lënë mangësi të mëdha në pasurimin e trashëgimisë kulturore shqiptare.

Raporti i Plotë nga auditimi i KLSH për Biblotekën Kombëtare Shqiptare:

Për periudhën në auditim, BKSH nuk ka kryer pasurim të fondit bibliotekar, si rezultat i mungesës së fondeve të alokuara nga Ministria e Kulturës

Nuk është arritur të bëhet pasurimi i koleksioneve bibliotekare me libra albanobalkanologjikë, duke sjellë një performancë të dobët të institucionit kryesor kulturor në Shqipëri, BKSH-së, në pasurimin e trashëgimisë kulturore kombëtare.

Në institucion në lidhje me hapësirat e munguara ndër vite referuar dhe kërkesave institucionale të kryera nga ish Titullarët drejtuar MK aktualisht rezultojnë pa zgjidhje të problemit. -E konkretisht në institucion nuk ka një përgjigje nga MK për statusin juridik të pronës, gjithashtu nga ana e MK në lidhje me ndërtimin e një godine të re për BK megjithëse është pranuar nga ana e saj hartimi i një projekti, nuk janë dhënë afate kohore dhe fonde për realizimin e saj.

Aktualisht gjendja e sipërfaqeve si depozituese të fondeve të BK ashtu edhe ambientet që përdoren nga lexuesit janë pothuajse të mbyllura pasi ato përdoren si vende depozitimi librash. -Nga viti 2017 në institucion nuk funksionon shërbimi jashtë BK për lexuesit, për faktin e gjendjes së rënduar të koleksioneve në vendet e depozitimit, referuar urdhrit të ish titullarit të BKSH-së, z. X me nr.286. prot, dt.05.05.2017 drejtuar sektorit të koleksioneve dhe sektorit të burimeve njerëzore dhe shërbimeve mbështetëse. Ky urdhër kryesisht është për sallat e fondeve (katet e nëndheshme) të godinës pasi situata është jashtë standardeve për sa i përket sigurisë nga zjarri. -Një problematikë e konstatuar nga grupi i auditimit janë dhe ndryshimet e vazhdueshme

Ka ende shumë për të bërë në procesin e digjitimit

Shërbimi i kufizuar për anëtarët e Bibliotekës Kombëtare lidhet jo vetëm me situatën e krijuar pas dy incidenteve të sipërpërmendura, (zjarrin dhe përmbytjen), por dhe me krizën e theksuar të hapësirave për depozitimin e fondeve (në tre katet e nëndheshme) të materialeve bibliotekare, si libra, revista, gazeta etj., (aktualisht për këtë qëllim sipërfaqja është 1,560 m² kur në fakt sipas perimetrave të sigurisë asaj i nevojitet një sipërfaqe prej rreth 12,000 m²: 8 herë më shumë). Gjithashtu, prej vitit 2017 e në vijim, librat e rinj që vijnë në bibliotekë nuk përcillen në mjediset e hapësirave depozituese të materialeve bibliotekare, por janë vendosur në ambientet që më parë shërbenin për lexuesit. Edhe kushtet e sigurisë në Bibliotekën Kombëtare, veçanërisht në sallat e fondeve (katet e nëndheshme) vazhdojnë të mos jenë plotësisht në përputhje me parametrat dhe normat teknike të përcaktuara nga aktet ligjore e nënligjore në fuqi, në fushën e mbrojtjes nga zjarri.

Sipas Drejtorisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi në Bashkinë e Tiranës “Për të pasur një aktivitet normal të bibliotekës si dhe nga rasti i mëparshëm i rënies së zjarrit duhen përmirësime të masave mbrojtëse kundra zjarrit dhe shpëtimit për vijimin e një aktiviteti normal të bibliotekës”. Kjo situatë mund të zgjidhet vetëm me ndërtimin e një biblioteke të re.
itin 2020 në shumën 99,894 mijë lekë ose 4% të totalit të fondeve të MK, fonde të cilat kanë pësuar ulje ndër vite pavarësisht kërkesave të vazhdueshme të BKSH-së në PBA përkatëse për fonde për investime të kërkuara MK-së. .

Mungesa e fondeve buxhetore, veçanërisht të fondeve për investime ka sjellë mosfunksionim të sallave në dispoziciontë lexuesve, të ambienteve ku mbahen librat e rrallë si antikuarë apo dorëshkrime të cilat ndodhen nëarka metalike jashtë standardeve të ruajtjes së tyre dhe në lagështi të ekspozuar ndaj zjarrit apo përmbytjeve.

a sot numërohen në BKSH rreth 1,155,557materiale bibliotekare (libra, periodikë, harta, atlase, mikrofilma e materiale të tjera
Nuk është zhvilluar në bazë të një politike kulturore për zhvillimin e rrjetit të bibliotekave të hartuar nga MK
Nga auditimi u konstatua se: Menaxhimi i veprimtarisë së Bibliotekës Kombëtare ka hasur vështirësi të cilat kanë ardhur si rezultat: -I mungesës ndër vite të hartimit të politikave të zhvillimit në fushën e bibliotekave, dhe mos funksionimit prej vitesh të Këshillit Kombëtar të Bibliotekave si organ këshillimor për MK për përmirësimin e aktivitetit të BKSH-së.

-Në Draft Strategjinë për vitet 2016-2021, një pjesë e objektivave të saj nuk kanë mbështetje financiare sikurse është problematika afatgjatë e krizës së krijuar nga mungesa e hapësirave depozituese, të cilat sollën ndërprerje të shërbimeve ndaj përdoruesve nga viti 2017, si dhe problematika në sigurinë e koleksioneve që janë pjesë e trashëgimisë kulturore ndër vite gjë që ka ndikuar në mbylljen e një sërë aktiviteteve të saj.

Këtë e dëshmon fakti që dhe në strategjinë e MK për vitin 2019-2025, miratuar me VKM nr.903, datë 24.12.2019, megjithëse në zbatim të misionit të saj ka të parashikuar pas shumë vitesh hartimin e projekt idesë për ngritjen e institucioneve të artit dhe trashëgimisë kulturore ku përfshihet dhe projekti për ngritjen e një Biblioteke të re Kombëtare, nuk ka gjetur zbatim dhe BKSH vazhdon të zhvillojë aktivitetin e saj në një godinë të amortizuar dhe me shumë risqe në ruajtjen e trashëgimisë kulturore.

-Mungesës së planeve strategjikë e operacionale vjetorë dhe mujorë nga BKSH, për periudhën në auditim, të cilat janë vendimtare për të vlerësimin dhe arritjen e rezultateve të parashikuara, si dhe për të evidentuar shmangiet nga objektivat e vendosura me prioritet, veprime në kundërshtim me ligjin nr. 10296 datë 8.7.2010 “Për menaxhimin financiar dhe kontrollin”, i ndryshuar, pika 6.1.3, ku citohet se:

Njësitë publike për të ushtruar funksionin e kontrollit duhet që aktivitetet strategjike të markohen me treguesit e performancës dhe objektiva të matshëm/targeta. .(Më hollësisht trajtuar në pyetjen 4.1.1 faqe 27-41 të Raportit Përfundimtar të Auditimit).

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re