Zhvillohet mbledhja e parë e Përgjithshme e Gjyqtarëve, ku do të zgjidhen tre anëtarët e rinj të Këshillit të Lartë Gjyqësor. Gjatë fjalës së tij zëvendëskryetar i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi deklaroi se pa besim në sistem nuk realizohet roli i gjyqtarit.

Sipas tij, askush s’do donte të gjykohej nga ata pa cilësi morale, ndërsa shtoi se modeli i gjyqtarit është profesionalizmi dhe virtytet e larta.

“Pa besimin në sistem, nuk realizohet roli i gjyqtarit. Askush s’do donte të gjykohej nga ata pa cilësi morale. Modeli i gjyqtarit është profesionalizmi dhe virtytet e larta. Pa pavarësinë, pa besimin e publikut në sistem, nuk mund të zëvendësohet roli i gjyqtarit. Një gjyqësor i fortë është garanci për qytetarin, dhe forcon legjitimitetin në vendimmarrje.”, -tha Sadushi.

Ndërkohë, kryetarja e KLGJ-së, Naureda Llagami tha se në tre vite në Gjyqësor u vendosën standarde të reja.

“Në tre vite vendosëm standarde të reja në sistemin e gjyqësorit. Të mos jemi më pjesë e problemit, por e zgjidhjes. Reforma në drejtësi nuk ka më kthim pas,” tha Llagami.

Kandidatët për KLGJ janë:

-Asim Vokshi
-Klodian Kurushi
-Ridvan Hado
-Vjosava Osmanaj
-Irena Plaku
-Manjola Xhaxho.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re