Gjykata e Apelit ka vendosur që çështja e statutit të Partisë Demokratike të shqyrtohet nga relatorja Irida Kacerja.

 

Pas rihedhjes së shortit do të jetë Kacerja ajo që do të vendosë nëse PD do të vijojë të drejtohet nga ish-kryeministri Sali Bersha apo grupi i Enkelejd Alibeajt.

 

Njoftimi

Duke marrë parasysh interesimin e shtuar të mediave, shtypit të shkruar dhe atij on line, si edhe në përgjithësi opinionit publik, jeni informuar se : Në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë u shqyrtua kërkesa me Nr. 214 Akti, datë 13.12.2021, me kërkuese: Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Sekretari i Përgjithshëm z. Gazment Bardhi; me objekt: Pasqyrimin e ndryshimeve të Statutit të Partisë Demokratike të Shqipërisë dhe të organeve të reja të zgjedhura në Kuvendin Kombëtar të datës 17.7.2021, e gjykuar nga gjyqtare znj. Blerina Muça, për të cilën kjo gjykatë ka dhënë vendimin nr. 2, datë 18.03.2022 dhe ka vendosur:“1. Pranimin e kerkeses se pales kerkuese Partia Domokratike e Shqiperise.2. Depozitimin e satutit dhe vendimeve te dala nga Kuvendi Kombetar i Partise Demokartike te Shqiperise e dates 17.07.2021.3. Kunder ketij vendimi mund te behet ankim sipas ligjit.” Kundër këtij vendimi ka paraqitur ankim vetë pala kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë.

Në datën 12.04.2022, është dërguar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Tiranë, pranë Gjykatës së Apelit Tiranë ankimi i mësipërm dhe në bazë të shortit elektronik relator i cështjes, është caktuar gjyqtar Genti Shala.

Në vijim të komunikimit me median dhe publikun ju informojmë se : Në bazë të vendimit nr.7, datë 01.06.2022, të Këshillit të Gjykatës së Apelit Tiranë “Për rindarjen me short të cështjeve gjyqësore”, në kushtet e caktimit rishtazi (ngritjen në detyrë) në këtë Gjykatë të katër gjyqtarëve,znj.

Elona Mihali, znj. Irida Kacerja, znj. Marsela Dervishi dhe znj. Ornela Naqellari është vendosur rindarja me short midis gjyqtarëve të cështjeve civile, të cilat nuk janë shpallur për gjykim nga gjyqtarët Alma Ahmeti, Edlira Petri, Elbana Lluri, Emona Muci, Genti Shala, Ilir Toska dhe Valdete Hoxha, të ngarkuar më herët si relatorë, deri në ngarkesën mesatare të ponderuar të cështjeve civile.

Në total janë 12.863 cështje civile të regjistruara nga viti 2016- 22.04.2022, të cilat i’u nënshtruan procedurës së rishortimit. Në bazë të shortit elektronik dosja e mësipërme gjyqësore i ka rënë për gjykim gjyqtares relatore Irida Kacerja. Më herët Gjykata e Apelit Tiranë njoftoi vendimet e Këshillit nr. 7 dhe nr. 8

https://berati.tv/wp-content/uploads/2023/02/makina-me-qera.png