Studentë të nivelit Master të ETH Zürich, Universiteti Teknik i Zyrihut, i vlerësuar si një nga top universitetet më të mira teknike në botë dhe lider në Europë, vizituan sot dhe u njohën nga afër me funksionimin e shoqërisë Ujësjellës Kanalizimeve Berat.

Stafi i Agjencisë Kombëtare të Ujësjellës Kanalizime dhe Infrastrukturës së Mbetjeve i njohu studentët me projektet, standardet e aplikuara si dhe financimet e investimeve që qytetet e Beratit dhe Kuçovës kanë përfituar deri tani dhe ato që priten të përfitojnë nga Programet e Infrastrukturës Bashkiake në Shqipëri në sektorin e ujësjellës kanalizimeve.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re