Kushte atmosferike të qëndrueshme, parashikimi i motit për sot! Ja sa do të shënojë termometri
Ditën e shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Era do të fryjë me drejtim verilindje-veriperëndim me shpejtësi mesatare 7m/s,ndërsa përgjatë zonave luginore dhe vijës bregdetare pritet të fitojë shpejtësi 16m/s. Valëzimi në detet Adriatik dhe Jon do të jetë i forcës 1-3 ballë.