Çifti që u bë me fëmijë në moshë të thyer: ja kush do kujdeset për të voglin kur të vdesim ne…

Një çift në Indi u bënë të famshëm pasi iu lindi një fëmijë në moshë të thyer, ku gruaja, pra nëna, ishte 72-vjeçe. Kjo ndodhi në 2016-ën. Ajo dhe burri i saj pastaj theksuan se jeta e tyre ishte plotësisht normale, porse nuk mund të kishin fëmijë. Ndaj dhe vendosën për inseminimin artificial. Ata pranuan … Read more

Vdes ish-lideri taleban Jalaluddin Haqqani: ishte mik dhe u bë armik me amerikanët

Ka ndërruar jetë Jalaluddin Haqqani, themeluesi i rrjetit të fuqishëm militar “Haqqani”, shumë aktiv në Afganistan në dy epoka të ndryshme, në përballje me rusët e më pas me amerikanët. Jalaluddin Haqqani themeloi rrjetin e tij në fund të viteve ’70-të për të luftuar praninë ruse Afganistan, gjë që e pozicionoi si aleat të amerikanëve … Read more

Detaje/ E kaluara e errët e lezhjanit që iu bë atentat, pistat ku po heton policia

LEZHE- Të tjera detaje zbulohen pas plagosjes së 35-vjeçarit Arben Gjini një natë më parë në Ishull Lezhë. Burime për “BalkanWeb” bëjnë me dije se 35-vjecari i ka shpëtuar edhe një atentati tjetër rreth 8 muaj më parë, kur sapo kishte dalë nga burgu. Arben Gjini është ekstraduar nga Italia për në Shqipëri në vitin … Read more

Si Luksemburgu u bë vendi më i pasur: paga deri në 2,000 euro në muaj

Luksemburgu ka vetëm 600.000 banorë, por me një GDP prej rreth 110.000 dollarë për banor, duke u renditur si vendi më i pasur në BE dhe një nga më të pasur në botë. Deri në vitet ’60 baza e ekonomisë së Luksemburgut ishte prodhimi i çelikut, por në dekadat e fundit janë bërë përparime të … Read more

Artikulli që tronditi Bashkimin Sovjetik 50 vjet më parë: ç’shkroi Saharovi që u bë i dashur në Amerikë

Pesëdhjetë vjet më parë, Andrei Saharov, një fizikant bërthamor rus, tha se ata që kanë fatin të jetojnë në shoqëri të hapura duhet të luftojnë për lirinë e atyre që kanë lindur në shoqëri të mbyllura. Saharov e shkroi këtë në një artikull që u shpërnda fshehtas më 22 korrik të vitit 1968 brenda Bashkimit … Read more

BE dhe UNDP rikonstruktojnë në Berat çerdhen për fëmijët romë dhe egjiptianë

BE dhe UNDP rikonstruktojnë në Berat çerdhen për fëmijët romë dhe egjiptianë

Bashkimi Europian dhe UNDP kanë mundësuar rikonstruksionin e çerdhes për 60 fëmijë të qytetit të Beratit, një pjesë e mirë e të cilëve i përkasin komunitetit rom dhe atij egjiptian. Nga sot ata kanë mundësi të ndjekin arsimin parashkollor në kushte dinjitoze, pas rindërtimit të çerdhes numër 7 në lagjen “Donika Kastrioti” në këtë qytet.

Në ceremoninë e përurimit ishin të pranishëm Ogerta Manastirliu, ministre e Shëndetësisë dhe e Mbrojtjes Sociale, Ditmir Bushati, ministër për Europën dhe Punët e Jashtme, Romana Vlahutin, Ambasadore e Delegacionit të BE-së në Shqipëri, deputetë, përfaqësues të PNUD-it, përfaqësues të institucioneve vendore, prindër të fëmijëve, etj.