“Akt hipokrizie”/ Rama në Prishtinë, Berisha: Armik i Kosovës, u bëri presion liderëve politikë të votonin Gjykatën Speciale

“Akt hipokrizie i një armiku të egër që Kosova pati”. Kështu e konsideron vizitën e kryeministrit Edi Rama në Prishtinë kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha. Përmes një reagimi të gjatë në rrjetet sociale, Berisha shton më tej se, “me dëshmi të pakundërshtueshme, me akte të mirënjohura, Edi Rama, qoftë në tryeza private, qoftë në … Read more

“Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve”, Berisha: Për të mbrojtur krimet e tij, kërkon asgjësimin e sistemit të drejtësisë

Kryetari i PD-së, Sali Berisha ka komentuar nismën ligjore të ndërmarrë nga PS-ja për çështjen e pezullimeve, duke marrë shkas nga rasti “Balluku”. “Dorëheqja e Edi Ramës është kushti i të gjitha kushteve për t’i hapur rrugën zgjidhjes së udhëkryqit më të rrezikshëm ku ndodhet Shqipëria në të gjitha kohërat. Vetëm dorëheqja e këtij armiku … Read more

Paralajmëroi nismën për ndryshimet ligjore, Berisha: Rama i tmerruar nga ultimatumi i Brukselit, do të mbrojë veten

Pak orë larg podcastit të kryeministrit Edi Rama, kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka publikuar një video mesazh në rrjetet e tij sociale. Berisha ndalet tek nisma e paralajmëruar e kreut të qeverisë, sipas të cilit, pezullimi i një ministri për një masë sigurimi penal nuk mund të bllokojë funksionet e tjera të ekzekutivit … Read more

“Ka pasur urdhër për arrestimin e të rinjve në protestë”, Berisha: 3 persona u goditën nga snajperë, mund të mos ishin sot!

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në një konferencë për mediat foli për protestën e 10 shkurtit të organizuar nga opozita, duke theksuar se reagimi qytetar do të vijojë dhe do të jetë edhe më i fuqishëm në ditët në vijim. Sipas tij, protesta është thirrur për opozitarët dhe demokratët, duke nënvizuar se forca e … Read more

Berisha: Asnjë polic nuk është plagosur, qëlluat protestuesit me plumba gome

Kreu i Partisë Demokratike, Sali  Berisha u shpreh sot në seancën plenare të Kuvendit se nga protesta e opozitës ku u hodhën koktejle molotov nuk u plagos asnjë polic. “Shkova në urgjencë, kishin dhënë komunikatën se janë 17 policë. Nxirrni një gërvishtje, nxirrni një të plagosur. Përkundrazi, i gjuajtët me plumba gome në kokë, të … Read more

Berisha ironizon Peleshin: Po bën çmos që t’i ngjash Edi Ramës! Je bërë figura më e urryer e Parlamentit!

Në një seancë të tensionuar në Parlament, ish-kryeministri Sali Berisha ironizoi kryeparlamentarin Niko Peleshi, duke i thënë se po përpiqet të imitojë stilin e kryeministrit Edi Rama. “Dhe ti zotëri, që rri këtu mbrapa, e rregullon veten që t’i ngjasësh Edi Ramës”, u shpreh kryedemokrati. Berisha i tha Peleshit se është kthyer në figurën më e urryera e Parlamentit, … Read more