Shkodër/ Shpërthen bombël gazi në një banesë, dëmtohet pronari

Një bombël gazi ka shpërthyer rreth orës 17:55 në lagjen “Partizani” të Shkodrës, në banesën e shtetasit A. J. Si pasojë e shpërthimit është dëmtuar pronari i banesës, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Merr flakë banesa në Lushnje/ Po gatuante me bombël, shpëton mrekullisht e moshuara

Kati i parë i një pallati në Lushnje është përfshirë nga flakët. Si pasojë është shkrumbuar një banesë, ndërsa flakët kanë rrezikuar te gjithë ndërtesën. Nga të dhënat e para mësohet se shkak është bërë bombola me të cilën po gatuante një e moshuar. Fatmirësisht, kjo e fundit ndodhej jashtë banesës në momentin e flakëve. … Read more

Shpërthen një bombël gazi në shtëpi, plagoset gruaja

Një grua është plagosur rëndë pasi një bombol shpërtheu në një  banesë në Lezhë. Ngjarja e rëndë ndodhi pak para mesditës së kësaj të shtune në fshatin Troshan. E plagosura Gjyste Luka është dërguar në gjëndje të rëndë në spitalin e Traumes.     INFORMACION PARAPRAK Rreth orës 11:25, në fshatin Troshan, Lezhë, tek banesa … Read more