Ortekë gjatë natës në Qafë Thore, pastrohet nga dëbora rruga drejt Thethit

Reshjet e borës të rëna gjatë natës, të shoqëruara me ortekë në Qafë Thore, janë pastruar nga mjetet e mirëmbajtjes duke e bërë të kalueshme drejt Thethit. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile informoi sot se aktualisht po punohet në terren për zgjerimin e pjesës kaluese të rrugës, me qëllim garantimin e qarkullimit sa më të … Read more

Dardha magjike e mbuluar nga dëbora

Dardha është “veshur” me petkun e bardhë të dëborës, duke u kthyer këtë janar në një atraksion dimëror të preferuar për vendasit dhe turistët e huaj. Zona e Dardhës në Korçë, vjen si një kartolinë dimërore, ndërsa rruga në fshat është e hapur dhe qarkullimi i mjeteve kryhet normalisht. Kryeministri Edi Rama ndau sot në … Read more

Dëbora shton turistët e aventurës në Theth, Lëpushë e Razmë

Zonat e mbrojtura malore në qarkun e Shkodrës janë ndër pikat e referimit për turizmin e aventurës dhe natyrës, duke tërhequr vizitorë vendas dhe të huaj që kërkojnë eksperienca autentike në zemër të maleve. Këto ditë janari zonat malore tërheqin turistë që shijojnë bukuritë që ato ofrojnë nën petkun e dëborës. Drejtori i Administratës së … Read more

Gramsh/ Situatë e rëndë nga dëbora në njësinë administrative Kukur, fshatra të izoluar

Reshjet e dendura të dëborës kanë shkaktuar bllokimin e rrugëve në njësinë administrative Kukur, në bashkinë Gramsh, duke lënë të izoluar pesë fshatra. Situata më problematike paraqitet në fshatin Rovjë, ku trashësia e dëborës arrin deri në 70 centimetra, duke e bërë të pamundur qarkullimin e mjeteve. Prej më shumë se 24 orësh, nëntë fshatra … Read more

Dëbora bllokon automjetet në aksin Librazhd-Peshkopi, ende asnjë masë për pastrimin e rrugës

Reshjet e dëborës kanë shkaktuar probleme në shumë qarqe të vendit. Në aksin rrugor Librazhd-Peshkopi, në vendin e quajtur kthesa e Lunikut janë bllokuar automjetet për shkak të dëborës. Deri më tani nuk është marrë asnjë masë për pastrimin dhe kriposjen e rrugës. Tashmë prej tre ditësh vendi ynë është përfshirë nga moti i keq. … Read more

Dëbora zbardh Shkodrën, autoritetet në gatishmëri, pa problematika në qarkullim

Screenshot Reshjet e dëborës përfshijnë zonat malore të Qarkut Shkodër, autoritetet në gatishmëri.Reshjet e dëborës kanë nisur në Qarkun Shkodër, kryesisht në zonat malore, ndërsa në zonat e ulëta vijojnë reshjet e shiut. Prefekti i Qarkut bën me dije se situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme nga strukturat operacionale në terren. Në akset rrugore … Read more