Situata në Ballkanin Perëndimor, Joe Biden urdhër ekzekutiv për të sanksionuar zyrtarë që minojnë demokracinë

Presidenti në largim i SHBA-ve, Joe Biden ka nxjerrë një urdhër ekzekutiv për të sanksionuar zyrtarë apo ish zyrtarë që minojnë proceset demokratike në vendet e Ballkanit Perëndimor. Në urdhrin e tij, Joe Biden shprehet se SHBA vendos sanksione ndaj gjithë personave përgjegjës ose që kanë marrë pjesë në veprime që kërcënojnë paqen, sigurinë, ose … Read more

Nga investimet në mbrojtje tek nderimi i Altin Dumanit si Kampion kundër Korrupsionit/ Nancy Vanhorn rendit arritjet SHBA-Shqipëri për 2024: Krenarë, të forcojmë demokracinë

Në mbyllje të vitit 2024, ambasada e SHBA në vendin tonë ka renditur arritjet dhe bashkëpunimet mes dy vendeve. Me anë të një videomesazhi, e ngarkuara me Punë, Nancy Vanhorn flet shqip, duke thënë se “në Shqipëri shumë punë janë duke u realizuar”. Ajo shprehet krenare për atë se çfarë Shqipëria dhe SHBA kanë bërë … Read more

Mbyllja e TikTok-ut në Shqipëri/ Analiza e Eduard Halimit: Kontestimet, sfidat ligjore por dhe një rrezik për demokracinë. Rruga si mund të kundërshtohet!

NGA EDUARD HALIMI  Propozimi i djeshëm i Kryeministrit (njëkohësisht kryetarit të PS në pushtet), për të mbyllur  TikTok-un për një vit ka shkaktuar debate të shumta mbi të drejtat e njeriut, transparencën dhe motivet e tij. Ndërsa ky hap është justifikuar me arsyetimin e mbrojtjes së të rinjve nga përmbajtjet e dëmshme, koha dhe konteksti … Read more

Çelja e dy kapitujve/ Genc Pollo: Lajm pozitiv, por jo shumë esencial! Me shumë rëndësi, grup-kapitulli që trajtojnë shtetin ligjor dhe demokracinë

Ish-ministri Genc Pollo ka komentuar hapjen e dy kapitujve që kanë të bëjnë me politikën e jashtme dhe mbrojtjes. Sipas tij, Shqipëria ka qenë 100% e linjëzuar me këto politika të BE që nga viti 1992, kur fitorja e PD shënoi fundin e regjimit komunist Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Pollo thotë … Read more

Ambasada e SHBA mesazh për Sali Berishën: Nuk angazhohemi me individë të përfshirë në korrupsion! Opozita e shëndetshme, me rëndësi për demokracinë

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka dalë me me një mesazh të drejtpërdrejtë për Sali Berishën, duke thënë se i qëndrojnë pozicionit të tyre se nuk angazhohen me njerëz të përfshirë në korrupsion. E Ngarkuara me Punë Nancy VanHorn ka vlerësuar diskutimet me përfaqësues të opozitës, duke thënë se një opozitë e shëndetshme është … Read more

“Dinastia Assad u përmbys!”- Rënia e Presidentit sirian, Berisha: Diktator gjakatar dhe kukull e Putinit! Populli do gjejë demokracinë që meriton

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka komentuar rrëzimin nga pushteti të presidentit sirian, Bashar al-Assad, i cili është larguar nga Damasku dhe ka përfituar azil politik në Rusi bashkë me familjen e tij. “Dinastia Assad u përmbys”, shkruan Berisha në reagimin e tij, ndërsa e ka cilësuar atë si një diktator gjakatar dhe kukull … Read more