“U tërhoq zvarrë”- Vrasja e të riut shqiptar nga dy kushërinjtë, dëshmitari tregon momentin kur 28-vjeçari u sulmua: As vetë ai nuk e kuptoi çfarë po ndodhte

Shqiptari Denis Loka 28 vjeç u vra me thikë nga dy vëllezër, kushërinj të viktimës. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e kaluar (7 tetor) në Athinë, ndërsa krimin mori përsipër njëri prej vëllezërve, 17 vjeç. Ndërkohë një dëshmitar okular ka treguar momentin kur 28-vjeçari u sulmua nga dy vëllezërit. Sipas tij, “autorët e tërhoqën zvarrë … Read more

Skandali në QSUT/ Si çoheshin pacientët e Onkologjikut te klinika “Megis”, operacioni 3000 euro! Dëshmitari: Kur refuzova t’i bëja kimion mamit, doktori…

Skandali në QSUT është denoncuar prej disa javësh në emisionin “Vetting”. Fakte dhe dëshmi konkrete sollën panoramën e asaj çfarë u tha se u zbulua nga Prokuroria e Tiranës ditën e djeshme. Aty nëpërmjet një rrëfimi të një pacienti u mësua se çfarë ndodhte jo vetëm me ilaçet, por edhe me pajisjet që gjendeshin në … Read more

“Vajza bërtiste ‘ndihmë, ndihmë’”- Vrasja e shqiptares në Greqi, dëshmitari tregon momentet e fundit të 40-vjeçares: Një klient më tha ‘mbylle derën, mos e hap se…’

Një banor i zonës, i cili ndodhej pranë skenës së vrasjes, ka treguar momentet e fundit të jetës së Enkelejda Danajt, përpara se ajo të humbiste jetën. 40-vjeçarja shqiptare dyshohet se u godit për vdekje me thikë nga bashkëshorti Eduart Danaj. Biznesmeni ka rrëfyer se lajmin e mësoi nga një klient. Siç tregon biznesmeni, i … Read more

“Na gjej persona kundrejt 50 eurove”- Dëshmitari ‘kyç’ rrëfen si e “fundosi” Fredi Belerin: Shkova takova shefin e Komisariatit, policia më vendosi aparatura, më pas…

Dëshmitari “kyç” në dosjen e Fredi Belerit, kryebashkiakut të zgjedhur të Himarës ka rrëfyer pse mori vendimin për ta denoncuar në polici. Në dosjen e plotë hetimore është publikuar dëshmia e Arsen Ramës, i cili tregon me detaje njohjen me Fredi Belerin. Në një moment kur ai e ka takuar për t’i çuar peshk në … Read more

VIDEO/ Nuk pranon ndarjen, 49-vjeçari shqiptar përplas me makinë dhe dhunon ish-partneren, dëshmitari: Mund ta kishte vrarë

ITALI– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Novi Ligure, në provincën e Alessandria, pasi një 49-vjeçar me origjinë shqiptare tentoi të shtypte me makinë ish-partneren e tij. Pasi e përplasi ai e dhunoi, raportojnë mediet italiane. Shqiptari pikasi ish-bashkëshorten 41-vjeçare, teksa kjo e fundit po ecte në Viale Aurelio Saffi. I filmuar nga kamerat e … Read more

Dëshmitari i Gërdecit: Mediut i referoheshim si “shefi i madh”, kam shoqëruar një grup zyrtarësh të kompanisë

Dëshmitarë të tragjedisë së shpërthimit në Gërdec kanë dhënë versionin e tyre para togave të zeza, këtë të enjte.   Në procesin ndaj Mediut dëshmoi ushtaraku, Viktor Përshqeta, i cili tha se ka qenë Oficer Armatimi (Municioni) aktiv për 27 vjet (specialist municionesh).   “Jam emëruar 8 muaj përpara tragjedisë së Gërdecit.   Me urdhër … Read more