Ndryshime në Polici, një grua emërohet në krye të komisariatit të Librazhdit

LIBRAZHD- Në Drejtorinë e Policisë së qarkut të Elbasanit ka patur sërish ndryshime. Kryekomisar Elton Halili është larguar nga detyra e Shefit të Komisariatit Librazhd, dhe në vend të tij është emëruar Kryekomisare Nertila Meta. Pas largimit nga Librazhdi, kryekomisar Halili është emëruar shef komisariati në qytetin e Bulqizës.  

EMRI/ Kultivuan parcelë hashashi, AMP arreston efektivin e Komisariatit Fushë-Krujë! E zbuluan përgjimet, mbante dhe armë pa leje, në kërkim i vëllai

Një efektiv i Policisë së Komisariatit Fushë-Krujë është arrestuar nga Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ditën e sotme, për dy akuza të rënda. Burime policore bënë me dije se efektivi i Komisariatit nën prangat e agjentëve të AMP është Elson Leka. Ai dyshohet për veprat penale kultivim kanabisi dhe armëmbajtje pa leje. Mësohet se efektivi ka … Read more

Akuzat për dhunim të 14-vjeçarit nga efektivët brenda Komisariatit, dërgohen në Prokurori 3 policë! Ja akuzat

Policia ka reaguar një ditë pasi Komiteti i Helsinkit, përmes një deklarate zyrtare, ka kërkuar që të hetohej rasti i dhunës në Komisariatin numër 1 në Tiranë ndaj një 14-vjeçari, i cili më 12 prill ishte shoqëruar nga uniformat blu pasi ishte kapur duke hedhur në mënyrë të paligjshme lëndë piroteknike.   Policia e Tiranës informon se … Read more

DINAMIKA/ I dehur në timon, shoferi dhe 3 të tjerë dhunojnë efektivët! Gjatë shoqërimit dëmtuan makinën e policisë dhe derën e komisariatit

Policia ka arrestuar 4 të rinj të cilët akuzohet se kanë kundërshtuar dhe goditur punonjësit e policisë për shkak të detyrës. Gjithashtu raportohet se gjatë shoqërimit në komisariat kanë dëmtuar automjetin e policisë dhe derën e Komisariatit. Njoftimi i policisë: Tiranë Kundërshtuan dhe goditën për shkak të detyrës, punonjësit  e Policisë, si dhe dëmtuan mjetin e … Read more

Arratisja e dy personave nga dhomat e shoqërimit të komisariatit në Elbasan, AMP pezullon nga detyra tre punonjës policie (EMRAT)

Agjencia e Mbikëqyrjes Policore ka pezulluar nga detyra tre punonjës policie në Elbasan, Theofan Telo, Andeta Liçi dhe Avni Bahja, pasi dyshohet se, në mospërmbushje të rregullt të detyrave të tyre funksionale, me veprime dhe mosveprime, nuk kanë marrë masa për parandalimin e arratisjes nga dhomat e sigurisë / shoqërimit të Komisariatit të Policisë Elbasan, … Read more