Rama ndan pamjet nga rruga Zgosht – Ura e Çerenecit: Lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën, i jep ‘frymë’ zhvillimit lokal

Kryeministri Edi Rama ka ndarë pamjet nga segmenti rrugor Zgosht – Ura e Çerenecit tashmë i përfunduar. Kreu i qeverisë shkruan përmes një postimi në rrjete sociale se është një tjetër investim i rëndësishëm në infrastrukturën rugore që lidh zonat malore të Librazhdit me Dibrën dhe që do t’i japë ‘frymë’ zhvillimit lokal. “Mirëmëngjes dhe me pamjet … Read more

Zgjedhjet e 11 Majit/ Pas Tiranës KAS merr vendimin edhe për Dibrën, pranon kërkesën e opozitës për rinumërimin e votave të kandidatëve të koalicionit PD-ASHM

Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve pranon kërkesën e PD dhe ka marrë vendimin për të hapur kutitë e fletëve të votimit të kandidatëve të subjektit zgjedhor Koalicioni PD-ASHM, për 44 qendrat e votimit të qarkut Dibër. Sipas njoftimit të KAS ky proces do të fillojë ditën e mërkurë, datë 11 qershor 2025, ora 09:30. “U … Read more

“Rama e njeh Dibrën sa Toni Gogu njeh Hajredin Pashën”, Berisha në Peshkopi: Ta shpëtojmë Shqipërinë më 11 maj, t’u kthejmë paratë shqiptarëve

Kreu i PD-së Sali Berisha ishte në Dibër ditën e sotme në vijim të javës përmbyllëse të fushatës elektorale të zgjedhjeve të 11 majit. Berisha me demokratët u shpreh se Rama nuk e njeh Dibrën. Kryedemokrati me ironi tha se Rama i njeh dibranët aq sa socialisti Toni Gogu njeh Hajredin Pashën, që e mbante … Read more

Beteja për Dibrën/ BIRN: Qarku i varfër nën hijen e krimeve të shkuara elektorale, makineritë sërish në ‘fushë’, por…

Qarku i Dibrës ka qenë fushëbeteja, ku makineri të ndryshme elektorale kanë demonstruar aftësinë për të deformuar vullnetin e elektoratit përmes dhunës dhe parave përgjatë dy dekadave të fundit. Makineritë janë sërish në fushëbetejë edhe në këto zgjedhje, por përplasja mundet të mos jetë më kaq e fortë. Qarku i Dibrës është qarku i tretë … Read more

“Shkurton distancën mes Dibrës dhe Tiranës”/ Balluku inspekton punimet për segmentin rrugor Ura e Cerenecit – Peshkopi

Zëvendëskryeministrja, njëherësh Ministër i Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku pa nga afër punimet për ndërtimin e segmentit rrugor Ura e Cerenecit – Peshkopi. Ky segment, plotëson Rrugën e Arbrit duke shkurtuar edhe më distancën mes Dibrës dhe Tiranës. Në dy kilometrat e parë të kësaj vepre ka nisur hedhja e shtresave të para asfaltike, ndërsa … Read more

Bora mbulon Dibrën, ngricat pritet të sjellin dëme në frutikulturë

Reshjet e borës që kanë përfshirë edhe Qarkun Dibër, pritet të sjellin dëme në frutikulturë Bora ka mbuluar gjithë bashkine e Dibrës ndërsa në bashkitë e tjera ka rënë në lartësitë mbi 1000 metra mbi nivelin e detit. Sa i përket Bashkisë Dibër trashësia e borës varion nga 5 deri në 15 centimetra në zonat … Read more