“Ky është mashtrues, ka bërë dhe burg!”- Sherri mes komshinjve, “Tak Fak” kërkon ndihmën e bashkisë Kuçovë, kryetari: Nuk i zgjidh unë konfliktet mes tyre

Muri që ka futur në sherr dy familje në Kuçovë, është pronë e shtetit, e megjithatë strukturat vendore prej vitesh qëndrojnë indiferentë, teksa Shefqet Liko dhe Gentian Agalliu mbajnë të ndezur konfliktin mes tyre. Gazetarja e “Tak Fak” Anxhela Gjiriti e vijoi investigimin në bashkinë e Kuçovës, pas intervistave të kryera me palët e përfshira … Read more

“Më ka zënë derën!”- 30 vite në konflikt për një mur, “Tak Fak” përball dy komshinjtë në Kuçovë! Qytetari: Ka bllokuar kullimin e ujërave, shtëpia ka lagështirë

Në qytetin e Kuçovës, dy familjet Liko dhe Agalliu prej 30 vitesh janë në konflikt për një mur që është kthyer në “mollë sherri” për të dyja palët. Liko i cili është ankuar pranë redaksisë së “Tak Fak”, pretendon se ai ka ndërtuar shtëpinë me leje ndërtimi me të gjitha rregullat. “Pas lejes se ndërtimit, … Read more

Tërmeti i vitit 2019 u shembi banesën, “Tak Fak” dhe “Fundjavë Ndryshe” ndihmojnë familjen Reçi në Krujë

Familja Reçi nga fshati i thellë malor Brret, vetëm 3 kilometra larg Krujës, vijon të jetojë në kushte ekstreme, në një çadër të kalbur që prej tërmetit shkatërrimtar të vitit 2019. Gjashtë anëtarë të kësaj familjeje, mes tyre tre fëmijë, nuk kanë ende një strehë të sigurt, ndërsa ndihmat e dhëna deri më tani janë … Read more

Në çadër prej tërmetit të 2019-ës, familja Reçi denoncon në “Tak Fak”: Shitëm delet për të çuar fëmijët në shkollë, nuk e ndërtojmë dot shtëpinë

Tre kilometra larg qytetit të Krujës, në zonën e thellë malore të fshatit Brret, jeton prej më shumë se pesë vitesh në një çadër familja Reçi. Prej tërmetit shkatërrues të 26 nëntorit 2019, banesa e tyre është shpallur e pabanueshme, ndërsa strehimi provizor është kthyer në strehim të përhershëm. Gazetarja Klaudja Mertkola udhëtoi deri në … Read more

Vëzhgim i “Tak Fak”: Semaforët në Tiranë ndizen njëkohësisht për këmbësorë dhe mjete, rrezik për aksidente

Shqiptarët kanë një jetë që qëndrojnë në semafor. Nuk dinë nga të shkojnë politikisht, majtas apo djathtas. Por si është të qëndrosh në një semafor në Tiranë dhe të mos dish, të kalosh apo të qëndrosh se mos të shtypin makinat? Janë në fakt shumë semaforë në kryeqytet që i kanë dyzuar këmbësorët, dhe që … Read more

“Tak Fak” mundëson shtrimin e të moshuarit me Parkinson në QSUT, familjarët e tij refuzojnë trajtimin: Nuk mund ta lëmë vetëm

Përpjekjet për të ndihmuar një të moshuar të paralizuar me parkinson nga Lushnja marrin një kthesë të papritur, pasi familjarët refuzojnë shtrimin në spital, pavarësisht se ndihma ishte e garantuar. Pas ankesës publike të djemve të Shaban Dedej nga fshati Konjat i Lushnjës, i cili vuan prej pesë vitesh nga sëmundja e avancuar e Parkinsonit, … Read more